Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin e përfituesve të pensioneve të shtetit gjithsej, sipas llojit të përfitimit dhe sipas ndarjes gjinore për vitet 1998-2012. Të dhënat mbi të cilat bazohet ky hulumtim janë marrë nga databaza e Institutit të Statistikave.

Numri i përfituesve të këtyre pensioneve gjithsej ka ndryshuar nga viti në vit si në grafikun më poshtë:


Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Gjatë viteve 1998-2003 numri i përfituesve të pensioneve të pleqёrisё në skemën e sigurimeve shoqërore ka ardhur duke u rritur gradualisht.  Në vitin 1998 ishin 340 983 persona që përfitonin nga kjo skemë, për t’u bёrё 374 061 në vitin 2003. Pra gjatë këtyre pesë viteve numri i përfituesve të pensioneve ёshtё rritur me 9.7%. Në vitin 2004 rritja ishte shumë e vogël, vetëm 786 persona. Mbas vitit 2004 për dy vjet radhazi ky numër ka ardhur në rënie.

Në vitin 2006 kjo rënie arrinte vlerën e 366 872 personave. Megjithatë kjo rënie nuk zgjati shumë pasi në vitin 2007 personat që përfituan pensione nga skema e sigurimeve shoqërore ishin 369 282. Ky numër u rrit në vitet në vijim. Në vitin 2012 ky numër shkoi në 399 959 përfitues. Pra, në një hark kohor prej 14 vitesh vërehet se janë 1.17 hera më shumë përfitues të pensioneve të shtetit në vitin 2012 se në vitin 1998.

Pensionet e shtetit ndahen në pensione pleqërie, invaliditeti, familjare dhe pensione të tjera. Tek pensionet e tjera përfshihen barrёlindja, pensionet për paaftësi nga sëmundjet, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale etj.

Gjatë viteve 1998-2012 pensionet sipas llojit të përfitimit kanë ndryshuar sipas grafikut:


Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Më të shumtë në numër janë përfituesit e pensioneve të pleqёrisё nё një interval 250-300 mijë persona.  Më pas vijnë pensionet familjare në intervalin 45-55 mijë, pensionet e invaliditetit 25-55 mijë dhe së fundmi pensionet e tjera 1-7 mijë persona. Në vitin 2012 vihet re një tejkalim i përfituesve të pensioneve të invaliditetit ndaj atyre familjare.


Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Interesant paraqitet dhe pёrpjestimi sipas ndarjes gjinore i këtyre përfitimeve. Gjatë vitit 2012 meshkujt janë më të shumtë në numër si pёrsa i përket përfitimit të pensionit të pleqёrisё ashtu edhe atyre të invaliditetit apo familjare. Në kёtё vit janë 1.11 herë më shumë meshkuj që pёrfitojnё pensione pleqërie sesa femra. Ky raport ёshtё i njёjtё për pensionet e invaliditetit dhe ato familjare, pra 1.6 herë më shumë meshkuj sesa femra i pёrfitojnё ato.

Kontribuoi: Griselda Rruci