Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin e përfituesve të pensioneve familjare për vitet 1998-2012. Pensione familjare janë pensionet që përfitojnë personat që humbasin bashkëshortët dhe kanë fëmijë në ngarkim, fëmijët jetim etj. Të dhënat mbi të cilat bazohet ky hulumtim janë marrë nga databaza e Institutit të Statistikave.

Numri i përfituesve të këtyre pensioneve gjithsej ka ndryshuar nga viti në vit si në grafikun më poshtë:

Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Për vetë varietetin e personave që e përfitojnë atë vihet re një ndryshueshmëri e shpeshtë e numrit të përfituesve të kësaj skeme. Gjatë viteve 1998-2012 vihet re që viti 2003 është viti me numrin më të lartë të përfituesve, ndërsa viti 2006 me numrin më të pakët të tyre. Në vitin 2003 ishin 54 224 përfitues, në vitin 2006 47 455 përfitues dhe në vitin 2012 48 638 përfitues.
 
Gjatë viteve 1998-2012 pensionet familjare sipas ndarjes gjinore kanë ndryshuar sipas grafikut:


Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA


Më të shumtë në numër janë përfituesit e gjinisë mashkullore që marrin pensione familjare. Megjithatë nëse në vitin 1998 ishin 4.7 herë më shumë meshkuj sesa femra që përfitoni pensione familjare nga skema e sigurimeve shoqërore, në vitin 2012 ky raport është ulur në vetëm 1.6 herë. Në vitin 2012 raporti meshkuj/ femra në përqindje qëndron në vlerat 62% me 38%.   

 

Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci