Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin e përfituesve të pensionit të pleqërisë për vitet 1998-2012. Pensioni i pleqërisë në Republikën e Shqipërisë është një e ardhur e përfitueshme nga ata persona që kanë plotësuar periudhën e sigurimit dhe janë përkatësisht në moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Të dhënat mbi të cilat bazohet ky hulumtim janë marrë nga databaza e Institutit të Statistikave.

 

Numri i përfituesve të këtyre pensioneve gjithsej ka ndryshuar nga viti në vit si në grafikun më poshtë:


Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Në periudhën 1998-2012 numrin më të madh të përfituesve të këtyre pensioneve e ka pasur viti 2012 me përkatësisht 296 076 persona. Në këtë vit janë 1.15 herë më shumë persona se në vitin 1998 që përfitojnë pensione pleqërie sipas skemës së sigurimeve shoqërore.

Sipas ndarjes gjinore përfituesit e pensioneve të pleqërisë në vitet 1998-2012 paraqiten sipas grafikut:


Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

 

Ajo c’ka të bie në sy është fakti që në gjithë shtrirjen kohore janë meshkujt ata që janë më të shumtë në numër sa i takon përfitimit të pensionit të pleqërisë. Megjithatë në vitet e fundit vërehet një zvogëlim i këtij hendeku, kjo ndoshta dhe për shkak të rritjes numrit të femrave në poste të rëndësishme pune. Interesant paraqitet viti 2002 në të cilin numri i meshkujve është rritur ndjeshëm duke shënuar dhe numrin më të lartë të përfituesve meshkuj në gjithë harkun kohor në shqyrtim. E kundërta ka ndodhur me femrat, ato janë ulur ndjeshëm në numër. Kujtojmë që në këtë vit ka ndodhur një ulje graduale e moshës së daljes në pension. Në vitin 2012 meshkujt dhe femrat që përfitonin pensione pleqërie qëndronin në raportin e ngushta 53% meshkuj dhe 47% femra.


Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci