Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin e përfituesve të pensionit të invaliditetit për vitet 1998-2012. Pensioni i invaliditetit në Republikën e Shqipёrisё ёshtё një e ardhur e pёrfitueshme nga ata persona që bëhen të paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe kanë gjymtime të forta e dëmtime fizike pёrfshirё dhe verbimin. Të dhënat mbi të cilat bazohet ky hulumtim janë marrë nga databaza e Institutit të Statistikave.

Numri i përfituesve të këtyre pensioneve gjithsej ka ndryshuar nga viti në vit si në grafikun më poshtë:

Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Në periudhën 1998-2012 numrin më të madh të përfituesve të këtyre pensioneve e ka pasur viti 2012 me pёrkatёsisht 55 245 persona. Në kёtё vit janë 2.16 herë më shumë persona se në vitin 1998 që pёrfitojnё pensione invaliditeti sipas skemës së sigurimeve shoqërore. Gjatë viteve 1998-2004 ky numër ka qenë thuajse konstant në një interval 25-28 mijë persona, ndërsa në vitet 2004-2012 ky numër ka ardhur duke u rritur në mёnyrё konstante. Në vitin 2004 ishin 27 809 përfitues nga kjo skemë për t’u bёrё 55 245 në vitin 2012. Pra, gjatë këtyre tetë viteve këta përfitues janë rritur me 98.7%.

Sipas ndarjes gjinore përfituesit e pensioneve të invaliditetit në vitet 1998-2012 paraqiten sipas grafikut:


Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Në gjithë harkun kohor prej 14 vitesh janë meshkujt ata që janë më të shumtë në numër sa i takon përfitimit të pensionit të invaliditetit në Republikën e Shqipёrisё. Në vitet 1998-2000 dhe 2004-2012 diferenca meshkuj/femra përfitues të pensioneve të invaliditetit nuk ka ndryshuar në vlera të mëdha. Ky raport ka pësuar ndryshime në vitet 2001-2003 për shkak të zvogëlimit të numrit të femrave që e kanë përfituar kёtё pension. Në këto vite ishin 2-3 herë më shumë meshkuj sesa femra përfitues. Në vitin 2012 meshkujt dhe femrat që përfitonin pensione invaliditeti qëndronin në raportin 61% meshkuj dhe 39% femra.
 

Burimi: INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA
Kontribuoi: Griselda Rruci