Sipas hulumtimit të “Open Data Albania”, publikohen disa nga shkaqet e vdekshmërisë për fëmijët 0 – 5 vjeç. Sipas këtij hulumtimi, reflektohen disa përfundime si:

– Shqipëria është vendi i rajonit me numrin më të lartë të vdekshmërisë së fëmijëve në moshën 0-5 vjeç;

– Në vitin 2012 për çdo 1000 fëmijë që lindin në vend vdesin 17 fëmijë të kësaj moshe;

-10% e fëmijëve që vdesin në moshën 0-5 vjeç janë viktime e aksidenteve dhe armëve të zjarrit;

– Vdekshmëria për moshën 0-5 vjeç shënon 46,5% për shkaqe që lidhen me ndërlikime të muajit të parë të jetës;

– Fëmijët meshkuj janë më të rrezikuar nga vdekshmëria në moshën 0 -5 vjeç numri i meshkujve që vdesin për në këtë grup moshë për çdo 1000 lindje është 18, ndërsa për fëmijët e seksit femër është 15;

– Në vitet 1990 kundrejt 2012, vdekshmëria për këtë grupmoshë është ulur me normë vjetore 4.2 % ;

– kjo ulje mbetet gjithashtu e pakët krahasuar me vende si Kroaci; Maqedoni; Mal i Zi; Slloveni; Greqi etj;

– Numri i fëmijëve të kësaj grupmoshë që vdesin nga sëmundje si SIDA apo Fruthi është 0%;

– 11% e rasteve të vdekshmërisë së gupmoshës 0-5 vjeç janë për shkaqe te pneumonisë