Vdekjet 0-5 vjeç
Sipas treguesve të vdekshmërisë, në vitin 2012 rezulton se ndërlikime të muajit të parë pas lindjes përbëjnë 47% të rasteve të vdekshmërisë së fëmijëve 0-5 vjeç. Ky nivel referon nevojën për një kujdes cilësor post natal, pas lindjes. Po kështu, pneumonia është një diagnozë e 11% të vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5 vjeç, ndërsa një tregues mjaft i rëndë shënohet në përqindjen e numrit të vdekjeve, si pasojë e lëndimeve fizike dhe aksidenteve. Ky shkak qëndron në nivelin 10%, duke rrëfyer se një ndër dhjetë fëmijë shqiptarë, që vdesin në këtë moshë të hershme, 0 deri 5 vjeç, është viktimë e dhunimit, aksidenteve apo armëve të zjarrit.
Në Shqipëri, vdekjet e fëmijëve 0–5 vjeç nga sëmundje si malaria, SIDA apo fruthi është në nivelin 0%.
Plagosjet
Ajo që bie në sy është se përqindja e vdekshmërisë nga plagosje dhe lëndime është tepër e lartë në krahasim me vende të Rajonit apo Europës në tërësi. Nga hulumtimi i “Open Data Albania”, lëndimet e plagosjet bëhen shkak i vdekjeve, pesë herë më shumë se në Maqedoni, dy herë më shumë se në Bosnjë-Hercegovinë. Edhe në Serbi dhe Greqi, vdekjet shkaktohen nga lëndimet e plagosjet, shumë herë më pak sesa në Shqipëri.
“Është interesante të themi se krahasuar me Shqipërinë, ka shumë pak vende në botë, me vlera më të larta të përqindjes së vdekjeve që shkaktohen nga lëndimet dhe plagosjet. Këtu përmenden SHBA-ja, Kina, Luksemburgu, Lituania, Estonia, Republika e Koresë etj. Kjo është një situatë aspak pozitive, e cila duhet të tërheqë vëmendjen për të shtuar përpjekjet për siguri më të mirë të jetës nga aksidentet, dhuna dhe armët e zjarrit”, referon ODA.
Pavarësisht nga progresi i arritur, rezultatet e shëndetësisë në Shqipëri mbeten prapa atyre të vendeve në Rajonin e Europës Juglindore. Sipas raportit të fundit të Avokatit të Popullit, në mënyrë të ngjashme, të dhëna të vlerësuara, të cilat korrigjojnë raportime për shifra më të ulëta, e vënë Shqipërinë më prapa vendeve të tjera në Rajonin e Europës Juglindore për sa i përket vdekshmërisë foshnjore.
Som
Ndërlikimet, muaji i parë pas lindjes më problematiku, humbasin jetën 47% e rasteve
Shkaqet
Vdekshmëria
Shqipëria është vendi i Rajonit me numrin më të lartë të vdekshmërisë së fëmijëve në moshën 0-5 vjeç
Viti 2012
Në vitin 2012, për çdo 1000 fëmijë që lindin në vend, vdesin 17 të moshës nga 0-5 vjeç
Aksidentet
10% e fëmijëve që vdesin në moshën 0-5 vjeç janë viktimë e aksidenteve dhe armëve të zjarrit
Ndërlikimet
Vdekshmëria për moshën 0-5 vjeç shënon 46,5% për shkaqe që lidhen me ndërlikime të muajit të parë të jetës
Pneumonia
11% e rasteve të vdekshmërisë së grupmoshës 0-5 vjeç janë për shkaqe të pneumonisë
