Open Data Albania, po hulumton mbi shkaqet e vdekjes së fëmijëve nga 0 në 5 vjeç. Sipas treguesve të vdekshmërisë për këtë grupmoshë në vitin 2012 rezulton se ndërlikime të muajit të parë pas lindjes përbëjnë 47 % të rasteve të vdekshmërisë së fëmijëve 0 -5 vjeç. Ky nivel referon nevojën për një kujdes post natal me cilësor.

Po kështu Pneumonia është një diagnozë e 11% të vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5 vjeç, ndërsa tregues mjaft i rëndë shënohet në përqindjen numrit të vdekjeve si pasojë e lëndimeve fizike dhe aksidenteve. Ky shkak qëndron në nivelin 10%, duke rrëfyer se një ndër dhjetë fëmijë shqiptar që vdesin në këtë moshë të hershme 0 deri 5 vjeç, është viktimë e dhunimit; aksidenteve apo armëve të zjarrit.

Burimi: UNICEF
Komente dhe Analiza: ODA

Në Shqipëri vdekjet e fëmijëve 0 – 5 vjeç nga sëmundje si malaria; SIDA apo fruthi është në nivelin 0%. Ajo që bie në sy është që përqindja e vdekshmërisë nga plagosje dhe lëndime është tepër e lartë në krahasim me vende të rajonit apo Europës në tërësi.

Sikurse shohim nga hulumtimi i Open Data Albania, lëndimet e plagosjet, bëhen shkak i vdekjeve, pesë herë më shumë se në Maqedoni, dy herë më shumë se në Bosnje Hercegovina. Edhe në Serbi dhe Greqi, vdekjet shkaktohen nga lëndimet e plagosjet, shumë herë më pak se sa në Shqipëri.




Burimi: UNICEF
Komente dhe Analiza: ODA

Është interesante të themi se krahasuar me Shqipërinë, ka shumë pak vende në botë, me vlera më të larta të përqindjes së vdekjeve që shkaktohen nga  lëndimet dhe plagosjet. Këtu përmenden SHBA, Kina, Luksemburgu, Lituania, Estonia, Republika e Koresë etj. Kjo është një situatë aspak pozitive e cila duhet të tërheqë vëmendjen për të shtuar përpjekjet për siguri më të mirë të jetës nga aksidentet, dhuna dhe armët e zjarrit.
Kontribuoi: Olta Begu