Krahasuar me Buxhetin e vitit 2013, vihet re një rënie e përgjithshme e peshës së financimit kundrejt totalit thuajse për të gjitha funksionet, përvecse për “Shpenzimet e tjera të paklasifikuara” që janë rritur me 6.45% dhe “Mbrojtja e mjedisit” me 0.15%. Rritja në “Shpenzimet e tjera të paklasifikuara” ka ardhur kryesisht nga përfshirja në Projektbuxhet e zërit “detyrime të prapambetura” në vlerën 35 miliardë, në të cilat 12 miliardë janë parashikuar për detyrimet e infrastrukturës, 20 miliardë për detyrimet tatimore dhe 3 miliardë janë nën zërin “të tjera”.

Ky fakt shpreh edhe një nga prioritetet e qeverisë për shlyerjen e borxheve të prapambetura ndaj biznesit. Ndërkohë, për herë të parë pas shumë kohësh “Mbrojtja Sociale” zhvendoset në funksionin e dytë më të financuar nga buxheti.

Peshat e financimit të cdo funksioni kundrejt totalit

Burimi:Ministria e Financave
Komentet dhe analiza:ODA

Rënien më të lartë në vlerë relative, përvec këtij funksioni, e ka përjetuar “Cështjet ekonomike” me 1.95%, “Strehimi dhe komoditetet e komunitetit” me 0.9%, “Arsimi” me 0.83% dhe “Shëndetësia” me 0.83%.

Nëse do të merrej në analizë shuma e financimit të funksioneve në Projektbuxhetit 2014 kundrejt Buxhetit 2013, do të vihej re rritja e financimit për disa nga funksionet si “Mbrojtja Sociale” me 8.3 miliardë lekë, “Shërbimet e përgjithshme publike” me 2.76 miliardë lekë, Shëndetësia me 1.67 miliardë lekë, Arsimi me 948 milionë lekë, “Mbrojtja e mjedisit” me 759 milionë lekë dhe së fundmi, “Rendi dhe siguria” me 575 milionë lekë. Me rënie financimi në PB2014 shfaqen “Cështjet ekonomike” me 4 miliardë lekë, “Strehimi dhe komoditetet e komunitetit” me 1.38 miliardë lekë, “Mbrojtja” me 253 milionë lekë dhe “Argëtimi, kultura dhe ceshtjet fetare” me 168 milionë lekë.

Shuma e financimit të funksioneve sipas Projektbuxhetit 2014 dhe Buxhetit fillestar 2013 në 000 lekë)


Burimi:Ministria e Financave
Komentet dhe analiza:ODA

*Vlera e shpenzimeve totale 455.56 miliardë lekë i përket Tabelës nr.6 shoqëruese të Ligjit të Buxhetit.

Kontribuoi: Blerta Zilja