Open Data Albania po hulumton mbi numrin e autorëve që dënohen nga gjyqësori shqiptar për vepra penale që lidhen me mashtrimet. Hulumtimi bazohet në të dhëna të Vjetarëve Statistikor të Ministrisë së drejtësisë dhe synon të vizualizojë trendin rritës të këtij fenomeni. Ndër vite mashtrimet dhe autorët e dënuar në gjykatë kanë ardhur në rritje duke shënuar katërfishim brenda intervalit kohorë të analizës.

Mashtrimi në përgjithësi është vepra penale me numrin më të lartë të të dënuarve, përkatësisht 208 persona mesatarisht çdo vit. Numrin më të lartë të të dënuarve për mashtrim e shënon viti 2012 me 414 persona të dënuar.

Karakteristikë është rishfaqja e mashtrimit përmes skemave piramidale që shënon tetë deri trembëdhjetë raste në vit pas 2008-ës. Po kështu ka filluar të procedohet në gjykatat shqiptare edhe mashtrimi kibernetik ku vetëm në vitin 2012 kemi 13 raste autorësh të dënuar. Mashtrimet në kredimarrje, sigurime dhe subvencione janë gjithashtu raste tashmë me precedent në gjykatat e vendit.


Burimi: Ministria e Drejtesise
Komentet dhe analiza: ODA

Falsifikimi është një tjetër formë krimi që e hasim në vendin tonë. Megjithatë shifrat tregojnë që ky fenomen ka ardhur në rënie nga viti 2004 deri në vitin 2011. Kjo rënie ka bërë që numri i të dënuarve për falsifikime të ulet me 55% në harkun e 8 viteve. Në vitin 2012 ky trend ka ndryshuar dhe vihet re një rritje e numrit të të dënuarve me 16% krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2012 janë dënuar 248 persona për falsifikim dokumentesh, 124 persona për falsifikim letërnjoftimesh apo vizash, 72 të tjerë për falsifikim dokumentesh shëndetësore.


Burimi: Ministria e Drejtesise
Komentet dhe analiza: ODA

Edhe kontrabanda si vepër penale gjen zbatim në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Të dënuarit për këtë fenomen shënojnë mesatarisht 237 persona në vit. Numri i të dënuarve për këtë krim ka ndjekur një trend rritës në vitet 2004-2012. Nëse në vitin 2004 janë dënuar 103 persona, në vitin 2012 ky indikator shënon 474 autor të dënuar, pra rreth 4.6 herë më shumë. Gjatë 2012-ës janë dënuar 50 persona për tregtimin dhe transportimin e mallrave kontrabandë dhe 46 të tjerë për kontrabandë me mallra të tjera.


Burimi: Ministria e Drejtesise
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Ministria e Drejtësisë
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Ministria e Drejtësisë
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Ministria e Drejtësisë
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci