Open Data Albania ka hulumtuar lidhur me vepra penale krime seksuale në Republikën e Shqipërisë në harkun kohor 2004-2012. Ky hulumtim ka për qëllim të publikojë dhe analizojë të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë mbi numrin e personave që janë dënuar pasi janë akuzuar se kanë kryer këto vepra penale. Disa nga krimet seksuale më të përhapura janë krimet që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit, marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur e të rritur, kryerja e veprave të turpshme etj.

 

Numrin më të lartë të të dënuarve për kryerjen e krimeve seksuale në harkun kohor 2004-2012 e mbart viti 2004 me 226 të dënuar gjithsej. Ky vit është karakterizuar nga kriminalitet që lidhet me trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion. Konkretisht këtë vit janë dënuar për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese 54 persona; shfrytëzim prostitucioni 46 autor dhe trafikim i femrave për prostitucion 27 persona.

Një kategori krimesh seksuale me rrezikshmëri të lartë shoqërore janë marrëdhëniet seksuale ose homoseksuale me persona të mitur nën katërmbëdhjetë vjeç. Për këtë vepër penale që klasifikohet si e afërt me fenomenin e pedofilisë, nga gjykatat shqiptare dënohen mesatarisht 8 autor çdo vit. Në vitin  2012 janë shënuar 11 autor të dënuar, për të cilët mund të parashikojmë edhe kategorizimin si pedofil.


Burimi: Ministria e Drejtësisë

Komentet dhe analiza: ODA

Republika e Shqipërisë është ende një vend me vlerësim negativ në rrafshin ndërkombëtarë sa i tako vlerësimin të kriminalitetit përmes agregimit statistikor. Vjetarë dhe databaza statistikore në nivel gjyqësori nuk reflekton informacion mbi numrin e viktimave të krimeve. Ky element ka pasoja edhe më të rënda në rastin kur flitet për viktimizim nga krime seksuale apo viktimizim të të miturve.


Burimi: Ministria e Drejtësisë
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci