Në Fushatën Zgjedhore për Kuvend 2013 garuan gjashtëdhjetë e tetë subjekte ndër të cilat gjashtëdhjetë e gjashtë janë parti politike dhe dy janë kandidat të pavarur. Për të mbështetur aktivitete të fushatës partitë politike kanë deklaruar se kaba grumbulluar një fond prej 241 211 140 Lekë. Për herë të parë në historikun e shkurtër të deklarimeve të burimeve financiare për një fushatë zgjedhore, paratë e siguruara nga donacionet janë burimi i parë i financimit sipas vlerës.

Sipas asaj çka partitë deklarojnë 50% e parave të vënë në dispozicion të fushatës janë para të dhuruara nga donatorët. Ndërsa burimi i financimit nga fonde publike të buxhetit të shtetit ka kaluar në vend të dytë me vlerë vetëm 27.59% të totalit të fondit të grumbulluar për fushatë. Fonte të vetë partive të grumbulluara ndër vite apo pjesë e kontributeve dhe kuotizacioneve të antarsisë janë 15.3% e totalit të fondit.

Një burim i parashikuar në ligj për financim fushate që është koha mediatike e përfituar si reklamë pa pagesë kundrejt zbritjes fiskale në detyrimin e subjektit mediatik ndaj arkës së shtetit është në vlerën 6.8% e totalit të fondeve të fushatës. Deklarimet kontabël të dy partive elektorale si LSI dhe PDIU referojnë në mënyre specifike përfitimin në bazë të këtij parashikimi të Kodit Zgjedhor.


Burimi:http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza ODA

Partia e cila ka siguruar më shumë fonde është Partia Demokratike me 39.18 % të totalit, pasuar nga Partia Socialiste me 33.2 %  të totalit dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim me 10.5 % të totalit të fondeve, Fushatë 2013.


Burimi:http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza ODA

Edhe në këtë fushatë Zgjedhore sikurse dy të mëparshmet partitë politike kanë deklaruar shpenzime më të larta se fondi i vënë në dispozicion. Sipas tabelave kontabël ata kanë shpenzuar më shumë duke shënuar tejkalime dhe debi elektorale. Tejkalimi i fondit është në masën 36.54%.


Burimi:http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza ODA

Komente dhe Analiza : Open Data Albania Kontribuoi: Olta Begu