Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi import-eksportet nga dhe prej Shqipërisë përgjatë 20 viteve të fundit. Eksportet kanë shënuar një rritje dinamike gjatë vitit 2013 duke arritur pikën maksimale që prej vitit 1993. Në vitin 2013, eksportet regjistruan një rritje me bazë vjetore prej 15.6%, duke arritur në 246 miliardë lekë.



Burimi:INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA



Burimi:INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA


Burimi:INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Në fund të vitit 2013, pesha e eksporteve kundrejt importeve shënoi
vlerën më të madhe, 48%, duke konfirmuar kështu një rikuperim të
industrisë vendase dhe eksporteve të saj drejt tregjeve të huaja.



Burimi:INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Duke analizuar të dhënat mbi grupmallrat me peshë më të madhe në eksporte rezulton se dy janë grupmallrat kryesore, që udhëhoqën këtë rritje, minerale, lëndë djegëse, energji dhe tekstile e këpucë. Grupmalli i tretë i rëndësishëm, ai i materialeve të ndërtimit dhe metaleve shënoi rënie me bazë vjetore. Eksportet e mineraleve lëndëve djegëse dhe energjisë, u rritën 30.5% në vitin 2013 kundrejt vitit 2012, duke shënuar rreth 100 miliardë lekë.  Shkaku kryesor që po rrit eksportet e këtij grupmalli është eksporti I naftës nga kompania kanadeze Bankers Petroleum.

Në fund të 2013, “mineralet, lëndët djegëse dhe energjia” përbëjnë 40% të totalit të eksporteve duke shtuar kështu më shumë dominimin prej tyre të eksporteve vendase.

Sektori i tekstileve e këpucëve ka shënuar gjithashtu rritje në 2013. Eksportet e këtij grupmalli arritën në rreth 70 miliardë lekë në fund të 2013-s, me një rritje vjetore prej 11.7% duke u rikuperuar kështu nga periudha e vështirë e krizës , që çoi në rënien e porosive nga tregjet europiane. Pesha e këtij grupi në totalin e eksporteve ishte 28% në fund të vitit 2013. Materialet e ndërtimit e metaleve kanë shënuar rënie duke u tkurrur 10% me bazë vjetore. Në fund të vitit 2013 ato arritën në 36 miliardë lekë.

Eksporte e grupmallrave të tjera (që zënë së bashku rreth 17% të totalit) shënuan ecuri pozitive në 2013, me zgjerim vjetore 20%, të udhëhequra nga shitjet e mira të “prodhimeve të drurit dhe letrës” dhe “Ushqimeve, pijeve dhe duhanit”, por gjithsesi ato mbeten të ulëta në raport me eksportet në total.