Shqipëria vijon të ruajë një bilanc negativ tregtar edhe me vendet e Rajonit. Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi eksportet  dhe importet drejt dhe nga Rajoni, sipas shteteve duke evidentuar bilancin tregtar të Shqipërisë me këto vende. Eksportet shqiptare drejt shteteve fqinje jo anëtare të BE në 2013, kanë ardhur vazhdimisht në rritje, por kjo nuk ka çuar në një bilanc pozitiv.   

Në fund të vitit 2013, bilanci tregtar me fqinjët arriti në -25.7 miliardë lekë, duke shënuar rënie kundrejt vitit 2012 si pasojë e zgjerimit të eksporteve dhe njwkohwsisht tkurrjes së importeve.



Burimi:INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Në total, eksportet e Shqipërisë drejt vendeve të Rajonit në fund të vitit 2013 arritën në rreth 29.5 miliardë lekë, duke përbërë rreth 12% të totalit të eksporteve të vendit, çka thekson një shkëmbim të limituar tregtar me ‘fqinjët’. Eksportet kanë shënuar rritje kundrejt vitit 2012, duke u zgjeruar me 3%.


Burimi:INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Importet, nga ana tjetër kanë shënuar rënie në vitin 2013 pasi arritën nivelin maksimal një vit më parë. Në total, në fund të vitit 2013, u importuan 55.2 miliardë lekë mallra e shërbime nga shtetet fqinje, me një rënie vjetore prej 10%.


Burimi:INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Në top-listën e destinacioneve për eksportet tona renditet Kosova, që zë 55% të shitjeve në grupin e shteteve të analizuara. Drejt këtij shteti po shqiptar ne eksportojmë një gamë të gjerë artikujsh, që nga ushqimet e produktet bujqësore deri tek materialet elektrike apo lëndë djegëse e energjia. Por eksportet drejt Kosovës kanë shënuar rënie në 2013-ën si pasojë e disa problematikave të ndryshme në kufi për kompanitë shqiptare eksportuese, çka ka çuar në uljen e interesit për këtë treg për disa prej tyre.        

Në vendin e tretë renditet Mali I Zi drejt të cilit ne eksportojmë kryesisht produkte bujqësore dhe materiale ndërtimi. Gjatë vitit 2013, eksportet drejt këtij shteti kanë shënuar rritje. Ecuri pozitive është regjistruar edhe për eksportet drejt Serbisë, ku gjithashtu eksportojmë kryesisht produkte bujqësore ndërkohë që në Bullgari gjatë vitit 2013 eksportet kanë rënë.   

Eksportet vendeve te Rajonit (lek)


Burimi:INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA



Burimi:INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Ndërkohë, importet e vendit tonë nga fqinjët kanë regjistruar rënie, kryesisht si pasojë e rënies së importeve nga Serbia, që mban edhe peshën kryesore të tyre. Importet nga Serbia u ulën me 33% kundrejt vitit 2012. Kryesisht nga ky shtet ne importojmë produkte ushqimore, bujqësore, materiale ndërtimi si dhe pjesë këmbimi e karburante.

Bullgaria renditet në vendin e dytë për importe në vend, duke lënë pas Maqedoninë që ka qenë vazhdimisht e dyta. Në total, importet nga Bullgaria shënuar rreth 9.1 miliardë lekë, me rritje 34% kundrejt vitit 2012. Nga ky shtet ne importojmë mallra të ndryshëm ushqimore e industrialë. Maqedonia e Kosova renditen përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt si eksportuese në Shqipëri, ndërkohë që shteti i Kosovës i ka shtuar shpejt shitjet këtu, duke shënuar një rritje prej 18% në vitin 2013 ndaj një viti më parë.    


Burimi:INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA


Burimi:INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA