Open Data Albania ka hulumtuar mbi inflacionin e vitit 2013, për periudhën janar  2013- janar 2014.  Inflacioni është  tregues i ndryshimit të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi. Ai matet si ndryshimi i Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK), pra me ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh e cila përfaqëson mallrat që konsumohen zakonisht nga një familje.

Në vitin 2013 norma e inflacionit arriti ne 1.9 %, vlerë kjo 0.5% më e ulët krahasuar me vitin 2012. Muaji me normën më të lartë të inflacionit është dhjetori, me 1.7%. Ashtu sikurse pritet, fundi i vitit shënon një ngritje shpesh artificiale të çmimeve të mallrave në shportën e konsumit.


Burimi: http://www.instat.gov.al/al/themes/%C3%A7mimet.aspx       
Komente dhe Analiza: ODA       

Duke u ndalur tek 12 grupimet kryesore të mallrave, grupi I cili shënon edhe normën më të lartë të inflacionit është ai I pijeve alkoolike dhe duhanit, me 4.2%, ndjekur nga Ushqime dhe Pije jo-alkoolike me 3.5%. Veshje dhe Këpucë, është kategoria me vlerën më të ulët  – 3.4 %.

Inflacioni në vitin 2013 sipas grup-mallrave


Burimi: http://www.instat.gov.al/al/themes/%C3%A7mimet.aspx       
Komente dhe Analiza: ODA 

Kontribuoi: Olta Begu