Open Data Albania po hulumton mbi shpenzimet buxhetore faktike të kryera nga njësitë bashkiake dhe Bashkia e Tiranës në vitet 2012 dhe 2013. Ky buxhet ka të bëjë me vlerën e çdo transaksioni të urdhëruar dhe ekzekutuar nga institucioni përmes thesarit të shtetit. Artikulli hulumtues është realizuar përmes Monitorimit të Transaksioneve të Thesarit, proces që mundësohet nga Platforma Spending Data Albania.


Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Bashkia e Tiranës gjatë vitit 2012 ka shpenzuar gjatë vitit 2,086 miliard lekë, ndërsa  për 2013-ën ka shpenzuar 3,139 miliard lekë. Vlera për rritjen vjetore të buxhetit të shpenzuar për 2013 kundrejt 2012 është 50.48%. Ndërkohë njëmbëdhjetë minibashki të Tiranës kanë shpenzuar në total në vitin 2013 vlerën  2.3 miliard lekë, duke shënuar një rritje të vlerës buxhetore vjetore kundrejt vitit 2012 në masën 35%.

Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Bashkia e Tiranës zë 58% të shpenzimeve buxhetore që kanë kryer në total Bashkia dhe Njësitë e qytetit të Tiranës gjatë 2013. Njësia Bashkiake në nivel Mini Bashkie, e cila ka kryer shpenzimet buxhetore më të mëdha gjatë këtyre dy viteve, është Mini Bashkia Nr. 11. Kjo minibashki ka shpenzuar 227,836,650 lekë gjatë vitit 2012 dhe 333,503,526 lekë gjatë vitit 2013. Gjatë vitit 2013 Buxheti Faktik i Njësisë Bashkiake Nr.11 gjatë zinte 6% të totalit. Minibashkia me shpenzimet buxhetore më të ulëta gjatë këtij harku kohor ka qenë Mini Bashkia Nr.10, e cila në vitin 2013 shpenzoi vetëm 2% të totalit.


Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Të gjitha transaksionet me vlerë, datë, përshkrim shpenzimi dhe përfitues janë të aksesueshme me të dhëna autentike tek Spending Data Albania, Montorim i Thesarit të Shtetit.

Shpenzimet buxhetore te Njësive Bashkiake te Tiranës 2013


Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci