Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi peshën dhe mbulimin e kredive me depozita në banka të nivelit të dytë gjatë 2013.  Në fund të këtij viti totali i depozitave ishte rreth 933 miliardë me një rënie prej 6% kundrejt vitit te kaluar (në këtë shifër nuk është përfshirë Alpha Bank Albania , Union Bank dhe Tirana Bank, pasi nuk kanë raportuar të dhënat vjetore).

Efekti negativ në bilancin total të depozitave ka ardhur nga rënia e tyre në bankën më të madhe në vend, Raifeisen Bank Albania.  Gjatë vitit 2013 depozitat në këtë bankë u reduktuan me 13.4% ndaj vitit 2012. Ndërkohë banka të tjera si Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka Credins, Intesa San Paolo Banka, etj kanë vjelur më shumë depozita gjatë vitit 2013.



Burimi:Shoqata Shqiptare e Bankave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Megjithë rënien vjetore Raiffeisen Bank vijon të zotërojë sasinë më  të madhe të depozitave të shqiptarëve me 26% të totalit. Nga përpunimi i të dhënave rezulton se BKT po shënon rritje përsa i përket depozitave, duke u ngjitur në nivelin 24% të totalit në fund të vitit 2013.

Ndërkohë përsa i përket kreditimit, bankat kanë qenë shumë të rezervuara duke e ulur atë me 2.1% në vitin 2013 kundrejt vitit 2012. Kreditimi ka vijuar të rritet vetëm nga pak banka, Credins Banks, Societe Generale Albania, FiBank, Intesa San Paolo Bank si dhe ProCredit Bank Albania.



Burimi:Shoqata Shqiptare e Bankave

Përpunimi dhe komentet: ODA

Credins Bank e ka rritur kredinë me 5.2 miliardë lekë. Societe Generale e rriti huanë me 4 miliardë lekë. Një nga bankat me kapital të vogël në sistem, Veneto Bank, ka zgjeruar kreditimin për vitin 2013 me 1.8 miliardë lekë.

Bankat ndërkohë shfaqin një raport pozitiv kredi – depozita çka tregon edhe aftësinë e tyre për të mbuluar kreditimin nga fondet e veta. Edhe bankat greke e kanë përmirësuar këtë raport kundrejt viteve më të mëparshme.

Credite Agricole ka dhënë më shumë kredi sesa vlera e depozitave që ka, duke shfaqur një raport prej 112%. Kjo bankë me kapital francez konfirmon mbulimin me fonde nga kompania mëmë në Francë me qëllim rritjen e aktivitetit dhe prezencën në tregun shqiptar.
      
Më një përqindje më të lartë të këtij raporti shfaqet Veneto Banka, mbi 82%, çka konfirmon varësinë e kësaj banke dhe mbulimin me fonde nga ajo ‘mëmë’ sikurse lëvrimin e fondeve sektoriale për kreditim. Më një përqindje të lartë rezulton edhe banka vendase Credins Bank.



Burimi:Shoqata Shqiptare e Bankave
Përpunimi dhe komentet: ODA