Open Data Albania po hulumton mbi tregun e punës, konkretisht numrin e personave të punësuar në banka të nivelit të dytë në vitet 2009 – 2013. Analiza synon të vlerësoj ritmin e rritjes apo tkurrjes së tregut të punës në këtë sektor. Konkretisht në vitin 2009 në sektorin bankar të nivelit të dytë punonin 6384 individ. 

Ky numër shënoi rënie në vitin 2010 me 442 punonjës më pak se një vit më par. Pas 2010-ës u shënua sërish luhatje. Në 2013-ën në sektorin bankar të nivelit të dytë punojnë 6708 punonjës, ose tridhjetë e nëntë më pak viti pararendës.



Burimi:Shoqata Shqiptare e Bankave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Dy banka të nivelit të dytë që shënojnë numrin më të lartë të të punësuarve janë BKT dhe Raiffeisen Bank, kjo edhe për shkak të shtrirjes territoriale të tyre.

Burimi:Shoqata Shqiptare e Bankave
Përpunimi dhe komentet: ODA
Në total bankat e nivelit të dytë kanë 549 degë. Në vitin 2013 rezulton se janë mbyllur dy degë bankare duke shënuar vitin e parë nën analizë ku nuk kemi zgjerim të sistemit bankarë me degë të shtuara e përkundrazi shënohet mbyllje.

Burimi:Shoqata Shqiptare e Bankave
Përpunimi dhe komentet: ODA



Burimi:Shoqata Shqiptare e Bankave
Përpunimi dhe komentet: ODA