Krahasuar me vendet e rajonit, Shqiperia renditet e fundit pas Kosovës.Shteti më i ri i Ballkanit aplikon një pagë të veçantë minimale, sipas moshës së të punësuarit. Nën moshën 35 vjeç, paga minimale është 130 Euro/Muaj, ndërsa për moshën 35-65 vjeç paga minimale është 170/Muaj Euro.Dallim tjetër bën Maqedonia, ku paga minimale në këtë vend vendoset sipas sektorit të punësimit dhe është 178 euro.
Open Data Albania ka hulumtuar  mbi nivelin e pagës minimale në vend, Ballkan dhe Europë. Paga minimale është paga më e ulët që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo punëdhënës, vendas ose i huaj. Paga minimale përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrit të Punës. Paga minimale mujore në shkallë vendi aktualisht është 22 000 lekë. Kjo pagë jepet për 174 orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës. (Vendim Nr. 573, datë 3.7.2013)
Kështu në Greqi paga minimale ësht 684 euro, Kroaci 405 euro, Mali i Zi 192 euro, Maqedoni 178 euro, Turqi 425 euro, Shqipëri 156 euro dhe në Kosovë 130 euro.
“Vlerësimin për Kosovë e kemi bërë duke u bazuar në faktin se paga minimale e lejuar është 130 euro, më e ulëta në regjion, për personat që janë poshtë moshës 35 vjec”, tha për rtklive.com, Arianita Brahaj, drejtoreshë ekzekutive e Open Data Albania.
Përpunimi dhe komentet: ODA

Vendet e Europës aplikojnë paga minimale më të larta krahasuar me rajonin e Ballkanit dhe vendit tonë. Krahasuar me këto vende, sërish Shqipëria rënditet ndër të fundit. Pagën më të lartë minimale e aplikon Luksemburgu, e cila arrin 1921 Euro/Muaj. Më pas renditet Belgjika, Irlanda, Franca, Britani e Madhe. 
Gjermania aplikon pagë minimale në bazë të sektorëve, dhe tarifa më e ulët arrin 7 Euro/Ora për 48 orë pune në javë. Ndër vendet me pagë minimale më të ulët, e cila nuk i kalon 200 Euro/Muaj renditen Bullgaria, Serbia, Mali Zi, Rumania. Ndërsa Italia, Danimarka, Austria, Finlanda, Suedia, Zvicra dhe Norvegjia nuk aplikojnë pagë minimale zyrtare.