Kapitali i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga fondi i themelimit, i cili është 750 milionë lekë dhe fondi i rezervës së përgjithshme, që është 500% i fondit të themelimit të Bankës së Shqipërisë. Kur në bilancin e Bankës së Shqipërisë vlera e mjeteve të saj bie nën shumën e detyrimeve dhe atë të fondit të themelimit, ministri i Financave, për të mbuluar mungesën e mjeteve, transferon në Bankën e Shqipërisë letra me vlerë shtetërore të tregtueshme, duke zbatuar përqindjet e interesit të tregut.
Fitimi neto i Bankës së Shqipërisë llogaritet pasi të zbriten nga të ardhurat, shpenzimet e bëra për vitin financiar në fjalë. 25% e këtij fitimi kalon në fondin e rezervës së përgjithshme ndërsa pjesa tjetër e mbetur nga fitimi neto do të përdoret për të kompensuar letrat me vlerë që i janë dhënë Bankës së Shqipërisë. Fitimi neto, që mbetet pasi bëhen zbritje fondi i rezervës së përgjithshme dhe kompensimet e lartpërmendura, kalon në të ardhurat e buxhetit të shtetit brenda katër muajsh pas mbylljes së vitit financiar.
Fitimi i transferuar nga BSH në buxhetin e shtetit ka pësuar luhatje të vazhdueshme, pa ndjekur një trend të caktuar. Viti me transferimin më të ulët ishte viti 1994 ku nga fitimi i BSH vetëm 0.4 mln lekë që u transferuan në buxhetin e shtetit, ndërsa viti me transferimin më të lartë ishte viti 1999 me 17,59 mld lekë. Pas vitit 1999 fitimi i transferuar në buxhet ka ardhur në rënie, ku në vitin që lamë pas ky fitim ishte 4,628 mld lekë.
Përpunimi dhe komentet: ODA
Për sa i përket rritjes që ka pësuar fitimi i transferuar në buxhet, ritmi i uljeve dhe ngritjeve ka qenë i paqëndrueshëm. Uljen më të madhe e ka pasur në vitin 1994, ku krahasuar me një vit më parë, fitimi i transferuar në buxhet ishte rreth 65% më pak.
Ndërsa në vitin 1995 pati një rritje me 1381% të fitimit të transferuar, rritje kjo tepër e madhe, e cila nuk është përsëritur në ndonjë vit tjetër. Vite me rritje të lartë janë dhe vitet 1997, 1998 ku rritja arrin mbi 100%. Duke filluar nga viti 2000 e në deri në vitin 2007 kemi rënie të vazhdueshme, që arrijnë deri në 43% më pak. Në vitet 2008, 2009 kemi një përmirësim të fitimit të transferuar, me një rritje rreth 14%. Por, në dy vitet e fundit, ky transferim i fitimit ka mbetur në rënie.
Përpunimi dhe komentet: ODA
Përpunimi dhe komentet: ODA