Këta persona ndahen në dy kategori: shtetas të huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe shtetas të huaj që kalojnë transit në territorin e shtetit për të kaluar drejt një shteti fqinj. Vizitorë konsiderohet ai individ që udhëton drejt një vendi të ndryshëm nga vendi ku ai banon, për një periudhë më të shkurtër se 12 muaj dhe qëllimi kryesor i këtij udhëtimi në vendin e vizituar nuk është ai i një veprimtarie fitimprurëse.
Po të shikojmë me kujdes numrin e vizitorëve të huaj për vitin 2013 konstatojmë se për pushime kanë hyrë 616 600 vizitorë, pra rreth 19% e gjithë të huajve që kanë vizituar vendin gjatë këtij viti. Peshën kryesore të personave të hyrë në territorin shqiptar gjatë këtij viti kanë qenë vizitorët ditorë që përbënin dhe 26% të totalit ose 847 997 vizitorë. Pjesa tjetër e të huajve kanë hyre ne territorin shqiptar për të vizituar të afërm apo për arsye pune. Këto dy kategori vizitorësh përbëjnë nga 1% secili. Një kategori tjetër që janë dhe më të paktë në numër janë ata të huaj që e vizitojnë Shqipërinë për arsye shëndetësore apo fetare.
Burimi: Instituti i statistikës (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Instituti i statistikës (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Instituti i statistikës (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Instituti i statistikës (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Preferencat dhe mundësitë e udhëtarëve të huaj apo shqiptar për vitin 2013 tregojnë se mënyra më e përdorur për të udhëtuar është ajo nëpërmjet tokës (rruge automobilistike) dhe mënyra më pak e përdorur është ajo përmes transportit detar. Të huajt që vizitojnë Shqipërinë zgjedhin të hynë ne Shqipëri përmes tokës në 82% të rasteve, me fluturime ajrore në 12% të rasteve dhe nëpërmjet detit vetëm në 6% të rasteve. Për Shqiptarët që udhëtojnë jashtë territorit te shtetit e tyre kjo përqindje paraqitet ndryshe. Ata zgjedhin të kalojnë kufirin përmes tokës në 70% te totalit, nëpërmjet fluturimeve ajrore në 20% të rasteve dhe me det në vetëm 10% të rasteve.
Burimi: Instituti i statistikës (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Instituti i statistikës (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Instituti i statistikës (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Open Data Albania në të dhënat e marra nga INSTAT ka konstatuar që shqiptarët që kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt vendeve të tjera gjatë tremujorit të tretë janë 1 170 674 persona dhe të huajt që kanë vizituar Shqipërinë në po të njëjtën periudhë janë 1 659 089 vizitorë.
Kjo e dhënë përbën interes duke qenë se ky tremujor përkon dhe me sezonin e pushimeve pra muajt korrik, gusht dhe shtator. Shtetas të huajt që vizitojnë Shqipërinë janë më të shumtë në numër se Shtetas Shqiptarë që largohen nga Shqipëria drejt vendeve të tjera gjatë sezonit turistik. Për çdo një shqiptar që del jashtë janë 1.2 të huaj që vizitojnë Shqipërinë.