Në vitin 2013 dërgesat e emigrantëve arrinin vlerën e 497.2 milionë euro-ve, ndërsa eksportet arrinin vlerën e 1,731.5 milionë euro-ve. Pra, remitancat gjatë këtij viti përbënin 28.71% të vlerës së eksporteve.
Burimi: Banka e Shqiperise
Komentet dhe Analiza: ODA
Në shtrirje kohore më të gjatë këto dy indikatorë pozicionohen si më poshtë:
Burimi: Banka e Shqiperise
Komentet dhe Analiza: ODA
Në vitin 2008 kjo diferencë ndryshon dhe ky është viti i parë në të cilin vlera e mallrave dhe shërbimeve të shitura jashtë vendit qëndron më lart se vlera e parave që ekonomia vendase përfton nga dërgesat e emigrantëve. Diferenca u lëkund përsëri në vitin 2009 ku remitancat shënuan një vlerë më të lartë se të ardhurat nga eksporti.
Katër vitet e fundit shënojnë një rritje në vlerë për eksportet duke krijuar edhe një diferencë progresive eksport kundrejt remitancave me vlerë pozitive. Gjatë këtyre viteve eksportet janë shumë më të mëdha në vlerë krahasuar me remitancat. Remitancat kanë qëndruar thuajse konstante, ndërsa eksportet janë rritur nga një miliard e njëqind e shtatëdhjetë e dy milion euro në vitin 2010 në një miliard e shtatëqind e tridhjetë e një milion euro në vitin 2013.
Ky krahasim synon të zbardhë trendin e ekonomisë së brendshme dhe kontributin në bilancin e pagesave kombëtare. Nëse në vitin 2002, remitancat ishin sa dyfishi i vlerës së eksporteve në vitin 2013 kjo vlerë e dërgesave të emigrantëve nga jashtë përbën vetëm 30% të vlerës së eksporteve. Ky ndryshim i theksuar e ka bazën tek rritja e vlerës së eksporteve gjatë këtyre viteve.
Grafiku në vijim fokusohet tek përqindja që zënë remitancat tek vlera nga eksportet:
Burimi: Banka e Shqiperise
Komentet dhe Analiza: ODA