Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me lejet e ndërtimit sipas destinacionit për vitin 2013. Ndërtesat sipas destinacionit ndahen në dy kategori, në objekte për banim dhe objekte për aktivitet biznesi. Gjatë vitit 2013 lejet e dhëna për ndërtimin e godinave për banim përbënin 54% të totalit, pjesa tjetër pra 46% e totalit përbënin leje të lëshuara për ndërtesa me qëllim kryerjen e aktiviteteve të ndryshme të biznesit. Gjatë këtij viti rezulton të jenë miratuar 180 leje për godina banimi dhe 154 për godina për aktivitet biznesi.


Burimi: INSTAT       
Komentet dhe analiza: ODA       


Burimi: INSTAT       
Komentet dhe analiza: ODA       

Përsa u përket tipave të ndërtesave për aktivitet biznesi ato klasifikohen në hotele, ndërtesa tregtare, ndërtesa industriale dhe ndërtesa të tjera. Lloji i aktivitetit për të cilin janë lëshuar më shumë leje ndërtimi gjatë këtij viti rezulton të jetë ai i hotelerisë me gjashtëdhjetë e dy leje të miratuara. Për ndërtesa tregtare janë miratuar dyzet e shtatë leje, për ndërtesa industriale nëntëmbëdhjetë  dhe për ndërtesa të tjera  njëzet e gjashtë.

Sipërfaqet e ndërtesave për banim të cilave ju është miratuar një leje ndërtimi gjatë vitit 2013 përbënin 79% të totalit ose 712 mijë metra katror. Pjesa tjetër prej 21% janë sipërfaqe të ndërtimeve me qëllim aktivitetin e biznesit dhe përkthyer në sipërfaqe përbënin 184 mijë metra katror.


Burimi: INSTAT       
Komentet dhe analiza: ODA      

Interesant duket fakti që ndër kategoritë e ndërtimeve të biznesit edhe pse për numër lejesh hoteleria zinte vendin e parë, për nga sipërfaqja janë ndërtesat tregtare të cilat përbënin 71 mijë metra katror, pra rreth 1.8 herë më shumë se hotelet.



Burimi: INSTAT       
Komentet dhe analiza: ODA      

Një indikator tjetër i rëndësishëm lidhur me lejet e ndërtimit është dhe vlera që kanë pasur ato. Gjatë vitit 2013 ndërtesat e miratuara për banim arrinin vlerën e njëzet e dy miliardë lekëve, ndërsa ato për aktivitet biznesi arrinin vlerën e pesë miliardë lekëve. Vlerën më të madhe ndër lejet e miratuara për aktivitet biznesi e zënë ndërtesat industriale të cilat në vitin 2013 shënon një vlerë prej 1.7 miliardë lekëve. Për ndërtesat tregtare dhe për hotele janë shpenzuar përkatësisht 764 dhe 1 miliardë lekë.


Burimi: INSTAT       
Komentet dhe analiza: ODA     


Burimi: INSTAT       
Komentet dhe analiza: ODA      

 

Raporti  vlerë ndërtesash në total ndaj sipërfaqes në metra katror tregon se ndërtesat për biznes kanë pasur një vlerë më të lartë se ato për banim. Godinat për biznes kanë kushtuar rreth 35 mijë lekë për metër katrorë, ndërsa ato për banim rreth 31 mijë lekë për metër katrorë.

Siperfaqe, vlere dhe vlere per meter katror per ndertimet per banim dhe per aktivitet biznesi


Burimi: INSTAT       
Komentet dhe analiza: ODA  

Siperfaqe, vlere dhe vlere per meter katror per kategorite e ndertimeve per aktivitet biznesi


Burimi: INSTAT       
Komentet dhe analiza: ODA  

Kontribuoi: Griselda Rruci