Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me numrin e lejeve të
ndërtimit për ndërtesat e reja në Republikën e Shqipërisë sipas qarqeve.
Gjatë vitit 2013 qarku me numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit të
lëshuara nga organet e qeverisjes vendore ka qenë Durrësi me 25% të
totalit ose 91 leje të lëshuara. Në qarkun e Tiranës gjithsej gjatë
vitit 2013 janë lëshuar 87 leje ndërtimi për ndërtesat e reja ose 24% e
totalit të lejeve për ndërtime të reja në Republikën e Shqipërisë.


Burimi: INSTAT
Komentet dhe Analiza: ODA


Burimi: INSTAT
Komentet dhe Analiza: ODA

Krahasuar me katër vite më parë lejet e ndërtimit për ndërtesa të reja kanë shënuar një rënie me 76%. Pra, nëse në vitin 2009 janë lëshuar  1 522 leje për ndërtime të reja, në vitin 2013 janë lëshuar vetëm 360 të tilla.

Nëse analiza fokusohet tek sipërfaqet për ndërtesa të reja sipas qarqeve për vitin 2013, atëherë qarku me peshën më të madhe është ai i Tiranës me 605 990 metra katror sipërfaqe ose 67% të totalit në të gjithë vendin. Në total në vitin 2013 janë dhënë leje për ndërtimin e 906 643 metra katror ndërtesa të reja të miratuara nga organet vendore.


Burimi: INSTAT
Komentet dhe Analiza: ODA

Interesante është të hulumtohet se sa është sipërfaqja mesatare për leje ndërtimi në secilin vit. Kështu megjithëse ka një numër të madh ndërtimesh viti 2011 ka sipërfaqe më të vogël për çdo leje ndërtimi kundrejt dy viteve që pasojnë. Vitet që pasojnë kanë një numër më të vogël lejesh ndërtimi por sipërfaqet për çdo leje janë shumë më të larta çka dëshmon një kriter të rëndësishëm për llojin e ndërtimit.

Kështu viti 2012 qëndron si një vit me indikator negative sa i takon totalit të lejeve për ndërtime të reja apo totalit të sipërfaqes për të cilën leje për ndërtim të ri. Por po të përllogarisim sipërfaqen mesatare për çdo leje ajo rezulton katër mijë e treqind metra katror, konkretisht dy herë më e lartë se mesatarja e vitit 2011 dhe 50% më e lartë se ndërtesat e miratuara në 2013-ën.


Burimi: INSTAT
Komentet dhe Analiza: ODA


Burimi: INSTAT
Komentet dhe Analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci