Këto subjekte ndahen në gjashtë kategori, përkatësisht në Llotari Kombëtare, Bingo Televizive, Kazino, Kazino Elektronike, Baste Sportive dhe Bingo Tradicionale.
Subjektet e licencuara nga Njësia e Mbikëqyrjes se Lojërave te Fatit
Burimi: Njësia e Mbikëqyrjes se Lojërave te Fatit, Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA
Kategoria me numrin më të madh të subjekteve është ajo e Kazinove Elektronike me përkatësisht 10 subjekte. Bastet Sportive nga ana tjetër shënojnë 6 subjekte, por që kanë një shtrirje më të gjerë në të gjithë vendin për shkak të numrit të madh të selive. Top Bast, një nga kompanitë e basteve sportive me vetëm njëzet e dy milion lekë kapital fillestar ka 1,117 seli në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të licencuara në vend funksionojnë 2513 pika të lojërave të fatit.
Burimi: Njësia e Mbikëqyrjes se Lojërave te Fatit, Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA
Kompania me Kapitalin Fillestar më të madh është Llotaria Kombëtare me përkatësisht 1,201,950 000 lekë të investuara në fillim. Kjo kompani ka formën ligjore të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, ndryshe nga kompanitë e tjera të licencuara nga NjMLF që janë shoqëri aksionere (anonime).
Burimi: Njësia e Mbikëqyrjes se Lojërave te Fatit, Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA