Open Data Albania po hulumton lidhur me funksionimin e Medias Televizive duke evidentuar numrin e licencave sipas kategorisë së medias televizive dhe subjektin tregtar që i zotëron këto ekrane. Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR) dhe Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ). Në Shqipëri televizionet kategorizohen sipas mënyrës së shpërndarjes së sinjalit e mbulimit përkatës të territorit.

 

Kategoritë janë: televizione private kombëtare dhe si të tillë funksionojnë dy; televizione private vendore apo siç edhe njihen televizione lokale për të cilat AMA ka lëshuar shtatëdhjetë e katër licenca transmetimi; televizione private satelitore për të cilat kemi dy licenca, televizione private me përsëritës; platforma televizive numerike satelitore nga të cilat në vendin tonë janë të regjistruara tre të tilla; televizione kabllore ku kemi njëqind e tre të regjistruara.

Televizionet private kombëtare që operojnë aktualisht janë Tv Klan dhe Top Channel. Televizioni Klan përmes shoqërisë tregtare me të njëjtin emër ka nisur aktivitetin në vitin 1997. Kapitali i shoqërisë  është rritur ndjeshëm duke shënuar një vlerë prej 980 000 000 lekë. Top Channel është regjistruar si shoqëri tregtare në vitin 2001 me një kapital fillestar 100 000 lekë. Sot kapitali i tij është 525,400,000 lekë.

Televizione private kombetare ne Republiken e Shqiperise. Kapital Themeltar dhe Kapital Aktual Themeltar (Aksesuar me 15/07/2014)


Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombetare e Rregjistrimeve (QKR), Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ)
Komentet dhe analiza: ODA



Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombetare e Rregjistrimeve (QKR), Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ)
Komentet dhe analiza: ODA

Televizione private vendore janë të licencuara shtatëdhjetë e katër. Shoqëria Tregtare media televizive vendore me kapital aksionar më të lartë është Albanian Screen me 487,500,000  lekë (katërqind e tetëdhjetë e shtatë milion e pesëqind mijë). Kjo shoqëri zotëron edhe licencën për transmetim satelitor. Rritjen më të madhe të kapitalit që prej fillimit të aktivitetit mediatik e deri më sot e ka shënuar shoqëria tregtare që zotëron TELESPORT me një rritje prej njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e një herë.

Ndër shtatëdhjetë e katër televizionet vendore shtatë janë persona fizik, tre prej tyre ju është pezulluar aktiviteti, një është çregjistruar si subjekt, një shoqëri është në likuidim e sipër dhe për trembëdhjetë të tjerë nuk është bërë plotësimi i të dhënave (ekstraktit historik) pranë QKR. Televizione të licencuara por që nuk transmetojnë, rezulton ende si shoqëri tregtare aktive dhe si licenca funksionale, megjithëse situata të tilla duken paradoksale.

Televizione private vendore ne Republiken e Shqiperise. Kapital Themeltar dhe Kapital Aktual Themeltar (Aksesuar me 15/07/2014)



Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombetare e Rregjistrimeve (QKR), Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ)
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombetare e Rregjistrimeve (QKR), Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ)
Komentet dhe analiza: ODA

Një tjetër kategori janë edhe televizionet private satelitore. Dy janë televizionet satelitore në Shqipëri, Vizion Plus satelitor dhe ALSAT satelitor. Transmetimi dhe në satelit i këtyre televizioneve ka bërë që programet të ndiqen edhe në ato zona ku nuk arrihet mbulimi me sinjal tokësore, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Televizione private satelitore ne Republiken e Shqiperise. Kapital Themeltar dhe Kapital Aktual Themeltar (Aksesuar me 15/07/2014

Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombetare e Rregjistrimeve (QKR), Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ)
Komentet dhe analiza: ODA

Platformat private numerike satelitore janë një tjetër teknologji në transmetimet dixhitale. Në Shqipëri tre janë platformat e tilla: Tring, Digitalb dhe Supersport. Platforma Digitalb ka nisur aktivitetin në vitin 2004, ndërsa dy platformat e tjera dy vite më vonë.

Televizione private numerike satelitore ne Republiken e Shqiperise. Kapital Themeltar dhe Kapital Aktual Themeltar (Aksesuar me 15/07/2014)



Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombetare e Rregjistrimeve (QKR), Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ)
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombetare e Rregjistrimeve (QKR), Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ)
Komentet dhe analiza: ODA

Televizionet kabllore
janë sisteme të shpërndarjes së programeve televizive nëpërmjet frekuencave të radios. Në Shqipëri 42% e televizioneve private kabllore janë të regjistruar si Person Fizik pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

ka të deklaruara njëqind e tre licenca ndër të cilat një pjesë e mirë rezultojnë problematike me pezullim të veprimtarisë apo likuidim të subjektit tregtar që i zotëron. Televizioni kabllor më i hershëm është ‘IRLA’, i cili ka nisur aktivitetin në vitin 2000 dhe ka Selinë Qendrore në Berat.

Televizione kabllore ne Republiken e Shqiperise. Kapital Themeltar dhe Kapital Aktual Themeltar (Aksesuar me 15/07/2014)



Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombetare e Rregjistrimeve (QKR), Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ)
Komentet dhe analiza: ODA

Ndër televizionet kabllore të regjistruara si Person Juridik kapitalin themeltar aktual më të madh e ka TV Kukësi, me një kapital prej 64,504,500 lekësh. Rritjen më të madhe të kapitalit që prej fillimit të biznesit mediatik e shënon televizioni TATA Junior, i cili ka nisur aktivitetin me një kapital themeltar prej 100 000 lekësh dhe sot shënon një kapital të rritur 104 herë ose një vlerë kapitali prej 10 353 000 lekë.

Kontribuoi: Griselda Rruci