Open Data Albania po hulumton lidhur me administratorët e shoqërive me aksionar institucione publike. Administratori i një shoqërie tregtare emërohet nga  Këshilli Mbikëqyrës, ndërsa ky i fundit zgjidhet nga Aksionarët (në këtë rast vetë institucioni publik dhe titullari).Të dhënat në hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të Shoqërive Aksionare të reklamuara në databazën e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit QKR deri në datën 31 dhjetor 2015.

Gjashtë nga 120 shoqëritë aksionare të zotëruara nga një institucion publik janë në proces Likuidimi (proces likuidimi për efekt mbyllje) për pasojë administratorët e tyre janë edhe në cilësinë e likuidatorit. Ndërmarrje në proces rikujtimi janë Kombinati Energjetik, KESH SECURITY SHRSF dhe OST SECURITYProdhim Veshje Ushtarake SHA, Bursa e Tiranës SHA, ALBMINIERA SHA dhe Berat EKS.

Në njëqind e njëzetë shoqëritë aksionare të marra në shqyrtim 17 prej tyre ose 14% kanë administrator femër ndërsa 103 shoqëri aksionare drejtohen nga administrator meshkuj ndryshe 86% e ndërmarrjeve me aksionar një institucion publik.

Administratore të gjinisë femërore të Shoqërive Tregtare me kapital apo kuota nga një Institucion Publik, 31 Dhjetor 2015


Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Janë tetëmbëdhjetë në numër administratorët e shoqërive tregtare me kapital publik të cilëve u ka mbaruar mandati deri në fund të vitit 2015. Këto subjekte nuk kanë deklaruar në QKR nëse këtyre administratorëve ju është rinovuar mandati apo shoqëria është në pritje të një emërimi për administrator të ri. Në 120 shoqëri me aksionar me kapital publik, për 51 nuk janë reklamuar në QKR pasqyrat financiare të vitit kontabël 2014.

Administratore të Shoqërive Tregtare me kapital apo kuota nga një Institucion Publik të cilëve u ka mbaruar mandati, 31 Dhjetor 2015

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Në vitin 2013 janë emëruar 24 administrator të rinj, nëntëmbëdhjetë prej të cilëve kanë një mandat trevjeçar.

Administrator të Shoqërive Tregtare me kapital apo kuota nga një Institucion Publik të emëruar në vitin 2013

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Administrator të Shoqërive Tregtare me kapital apo kuota nga një Institucion Publik të emëruar në vitin 2014

Administrator të Shoqërive Tregtare me kapital apo kuota nga një Institucion Publik të emëruar në vitin 2014


Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Në vitin 2015 janë emëruar 32 administrator, njëzetë e një prej të cilëve kanë një mandat 3-vjeçar.

Administrator të Shoqërive Tregtare me kapital apo kuota nga një Institucion Publik të emëruar në vitin 2014




Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci