Open Data Albania po hulumton mbi investimet e kryera nga Banka e Shqipërisë. Këto investime ndahen në dy nëngrupe  si aktive fikse të trupëzuara dhe të patrupëzuara. Në zërin e aktiveve fikse të trupëzuara futen shpenzime për troje, ndërtesa, konstruksione të përgjithshme, pajisje, mjete transporti etj. Në zërin aktive fikse të patrupëzuara futen zëra si programe kompjuterike, kosto të shtypjes dhe prerjes së parasë të cilat kapitalizohen si aktive të qëndrueshme të patrupëzuara.

Në pjesën më të madhe të viteve, peshën kryesore e zënë investimet e kryera në aktive fikse të trupëzuara, përveç viteve 2004 dhe 2009 ku peshën më të madhe e zënë aktivet fikse të patrupëzuara. Nga viti 2004 deri në vitin 2006 kemi një ulje të vlerës totale të investimeve të kryera nga Banka e Shqipërisë në aktive fikse të saj, ku në vitin 2006 janë kryer dhe investimet me vlerë më të vogël, në shumën 77 milionë lekë.

Më pas, nga viti 2007 dhe deri në vitin 2010 kemi një rritje të këtyre investimeve nga ana e Bankës së Shqipërisë, ku në vitin 2010 shënohet dhe vlera më e madhe këtyre investimeve, me një shumë prej 4.47 mld lekë. Kjo rritje kaq e madhe erdhi si pasojë e blerjes së ndërtesës së hotel “Dajti” në muajin shtator 2010 në bazë të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës. Vlera e blerjes ishte 4.07 mld lekë. Në vitin 2011 kemi një rënie të investimeve të kryera nga Banka e Shqipërisë në vlerën 676 milionë lekë, për tu pasuar me rritje të investimeve në aktive fikse në vitet 2012 dhe 2013, ku në vitin që lamë pas shuma e investimeve arriti në 1.64 mld lekë.


Burimi: Banka e Shqipërisë
Përpunimi dhe komentet: ODA

Investimet në blerjen e aktiveve fikse të trupëzuara kanë pësuar ulje ngritje të vazhdueshme, ku në vitin 2005 pësuan një rritje me 73% krahasuar me një vit më parë, për tu pasuar në vitin 2006 nga një rënie me 50% krahasuar me vitin paraardhës. Në vitet 2007, 2008 këto investime kanë pasur një trend rritës, ndërsa në vitin 2009 kanë pësuar një rënie me 22% krahasuar me një vit më parë. Viti 2010 pësoi një rritje nëntëmdhëdhjetë herë krahasuar me një vit më parë, rritje kjo e justifikuar me investimin në blerjen e hotel “Dajti”.


Burimi: Banka e Shqipërisë
Përpunimi dhe komentet: ODA

Në vitin 2007 kemi një rritje të investimeve në aktive jo fikse me 650%, pasuar sërish me një rritje prej 1753% në vitin 2008. Viti 2009 vazhdon të mbetet në trend rritës prej 42%. Në vitin 2013 kjo rritje ishte 800% krahasuar me një vit më parë. Ky zë mbulon edhe koston e shtypjes dhe prerjes së paras në Republikën e Shqipërisë.


Burimi: Banka e Shqipërisë
Përpunimi dhe komentet: ODA

Kontribuoi: Ina Baja