Open Data Albania ka hulumtuar mbi kapitalin aksionar të bankave të nivelit të dytë që veprojnë në vend. Të dhënat janë përditësuar sipas procedurës së administrimit dhe publikimit të të dhënave të shoqërive tregtare në sistemin e Qendrës Kombëtare të regjistrimit QKR. Të dhënat janë analizuar në dy data. Datën e themelimit të secilës bankë si shoqëri tregtare, dhe data  1 maj 2014 si datë e vlerësimit të ekstrakteve të reklamuara nga QKR. Në analizën e ODA janë konsideruar vetëm rritjet e kapitalit të audituara, regjistruara dhe publikuara në sistemin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Procesi i regjistrimit dhe publikimit në këtë qendër përbën një veprim me efekte juridike për shoqëritë tregtare.

Bankat e Nivelit të Dytë janë banka tregtare që pranojnë depozita monetare ose fonde të tjera te ripagueshme nga publiku dhe i përdorin ato për dhënie kredie dhe emetim të mjeteve të pagesës në formën e parasë elektronike. Degë të bankave të huaja janë ato banka të huaja që ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet një dege të tyre. Në Shqipëri funksionojnë gjashtëmbëdhjetë banka apo degë të bankave të huaja të nivelit të dytë.

Banka te Nivelit te Dyte dhe Dege te Bankave te Huaja. Kapital Themeltar dhe Kapital Aktual Themeltar (Aksesuar me 01/05/2014)



Burimi: Banka e Shqipërisë, Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR – 1 maj 2014)

Komentet dhe analiza: ODA

Kapitali Themeltar i investuar në nisje të aktivitetit të gjithë bankave aktive në Republikën e Shqipërisë arrin vlerën e 12.06 miliard lekëve. Shoqëria tregtare bankë me kapital themeltar fillestar më të lartë  në nisje është Banka e Bashkuar e Shqipërisë me një shumë prej 2.94 miliard lekë të investuara në themelim. Aktiviteti i saj ka filluar në maj 1999. Kjo është njëkohësisht e vetmja bankë që ka shënuar zvogëlim të kapitalit fillestar gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj në vite.

Banka te Nivelit te Dyte dhe Dege te Bankave te Huaja. Rritja (Zvogëlimi i kapitalit)



Burimi: Banka e Shqipërisë, Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR – 1 maj 2014)

Komentet dhe analiza: ODA

Në datën 1 Maj 2014 Kapitali Themeltar për të gjithë bankat vlerësohet të jetë 103.38 miliard lekë ose përkthyer me kursin e këmbimit të kësaj date 1.01 miliard USD apo 737 milionë Euro. Banka me Kapital më të madh në këtë datë është Banka e Tiranës me përkatësisht 15.2 miliard lekë kapital.


Burimi: Banka e Shqipërisë, Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR – 1 maj 2014)
Komentet dhe analiza: ODA

Burimi: Banka e Shqipërisë, Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR – 1 maj 2014)
Komentet dhe analiza: ODA

Shtimi i kapitalit nga ana e bankave është  veprim që u mundëson atyre të jenë të mirëpozicionuar për të përballuar goditjet e jashtme të çfarëdo lloj natyre qofshin ato ekonomike, gjeopolitike apo financiare dhe për rrjedhojë rrit besueshmërinë e depozituesve.

Rritjen më të madhe të kapitalit themeltar, bazuar në dokumentacionin e reklamuar në QKR, që nga momenti i fillimit të aktivitetit bankar e deri më datën 1 Maj 2014 e ka pasur Banka e Tiranës. Kapitali i saj është rritur 7 612 në  tetëmbëdhjetë vitet që ajo operon në treg. Nga ana tjetër, Banka e Bashkuar e Shqipërisë ka proceduar me zvogëlim në kapitalin e saj themeltar me 40%.

Banka te Nivelit te Dyte dhe Dege te Bankave te Huaja. Jetëgjatësia



Burimi: Banka e Shqipërisë, Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR – 1 maj 2014)
Komentet dhe analiza: ODA

Më 31 Dhjetor 2013 Depozitat në Bankat e Nivelit të Dytë arrinin vlerën e 950 miliardë lekëve, Bonot e Thesarit ishin 246 miliardë lekë dhe Remitancat 70 miliardë lekë. Kapitali Themeltar i datës 31.12.2013 në vlerën 99.4 miliard lekë mbulon 10.5% të Depozitave ose 40.4% të Bonove të Thesarit. Kapitali Aktual përbën 142% të dërgesave të emigrantëve.
Kontribuoi: Griselda Rruci