Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Aksionerët e Bankave të Nivelit të Dytë në Republikën e Shqipërisë. Këta aksionerë mund të jenë persona fizik ose juridik që zotërojnë aksione të nënshkruara nga themeluesit si pjesë e kapitalit të bankës. Burimi i të dhënave në hulumtim është Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) në të cilën gjenden ekstrakte me të dhënat historike të Institucioneve Bankare.

Kapitali total i Personave Juridik aksioner të Bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri arrin vlerën e 96.9 miliardë lekëve. Ndër Shoqëritë Tregtare aksionere vlerën më të lartë të kapitalit e ka Pireus Bank, i cili është aksioneri kryesor i Bankës së Tiranës me 98.83% të kapitalit themeltar ose 15.05 miliardë lekë kapital. Ky aksioner përbën 14.5% të totalit të kapitalit bankar në vend dhe 15.5% të totalit të kapitalit të shoqërive tregtare aksionere në banka.

Shoqëri të tjera aksionere me një kapital mbi 10 miliardë lekë janë dhe Çalik Financial Hizmetler A.S. i Bankës Kombëtare Tregtare, Raiffeisen Intenational Bank-Holding AG i Bankës Raiffeisen dhe Alpha Bank of Greece i Bankës Alpha. Personi Juridik me kapitalin më të ulët është Saudi Brothers Commerce Co. i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë me një kapital rreth 10 milionë lekë.

Banka te Nivelit te Dyte. Shoqëri Tregtare Aksionere dhe Kapital Aktual Themeltar (1/5/2014)


Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA



Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA



Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Më 1 Maj 2014 regjistrohen 49 individ aksioner në banka. Ndër to njëzet e katër  kanë shtetësi të huaj. Ndër aksionerët e tregut tonë bankar dhjetë janë të gjinisë femërore. Individi me kapitalin më të madh është Renis Tërshana, i Bankës Credins me një kapital prej 27.75% të kapitalit themeltar ose 1.5 miliardë lekë. Ky kapital përbën 1.46% të totalit të kapitalit të gjithë bankave dhe 23.3% të kapitalit të zotëruar nga individët. Aleksandër Pilo, aksioner po tek Banka Credins ka një pasuri kapitali prej 1.2 miliard lekësh ose 21.86% të aksioneve. Individi me vlerën më të ulët të kapitalit zotërues është Gjergj Bushati i Bankës Credins me një vlerë prej 7.6 milionë lekësh.

Banka te Nivelit te Dyte. Individe Aksionere dhe Kapital Aktual Themeltar (1/5/2014)



Burimi: Qendra Kombetare e Rregjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Qendra Kombetare e Rregjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Qendra Kombetare e Rregjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Ndër individët e gjinisë femërore kapitalin aksioner më të madh e ka Monika Milo, aksionere pranë Bankës Credins, e cila zotëron 4.46% të aksioneve ose 243 milionë lekë. Individët zotërues të aksioneve në Bankat e Nivelit të Dytë në total përbëjnë një kapital prej 6.5 miliardë lekësh.

Nga kjo shumë 1.6 miliardë lekë zotërohet nga individë me shtetësi të huaj dhe 4.9 miliardë nga ata me shtetësi shqiptare. Ndër individët me shtetësi të huaj kapitalin më të madh e kanë Jassim M. A.Al Kharafi dhe Fawzi M.A.Al Kharafi me përkatësisht 439.5 milionë lekë secili, kapitali i të cilëve është sa 27.95% e kapitalit që zotërojnë individët e huaj në total.

Kontribuoi: Griselda Rruci