Në bazë të të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë por edhe nga ekstraktet e shoqërive të lidhura me bankat pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri në Mars të vitit 2017, struktura dhe vlera e kapitalit aksionar të kompanive të lidhura të Bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri, ku me kapital nënkuptojmë kapitalin e paguar të paraqitur në ekstraktin e QKB, paraqitej si vijon: Janë rreth 15 shoqëri të lidhura me 6 banka të nivelit të dytë. 10 banka nuk kanë kompani të lidhura që operojnë në Republikën e Shqipërisë. Vlera totale e kapitalit aksioner të 15 kompanive të lidhura me bankat arrin në nivelin e rreth 3.8 miliardë Lekë, ose rreth 28 milionë Euro.
Bazuar në madhësinë e kapitalit të paguar, kompania e lidhur me bankat që ka kapitalin më të madh është shoqëria Credins Leasing (e lidhur me Bankën Credins) me rreth 24.4% të totalit, e shoqëruar nga shoqëria DV- Altorurist Hoteliers (e lidhur me Bankën Raiffeisen) me rreth 17.8% të totalit, shoqëria A.F.C. (e lidhur me Bankën Credins) me 14.6% të totalit, shoqëria Ak-Invest (e lidhur me Bankën Credins) me 14% të totalit dhe Tirana Leasing (e lidhur me Bankën Tirana) me 10.5% të totalit të kapitalit të kompanive të lidhura me bankat. Kompanitë e tjera të lidhura kanë një kapital në vlera më modeste.
Struktura e Kapitalit Aksionar te kompanive te Lidhura me Bankat e Nivelit te Dyte – 15 Mars 2017
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Tetë kompani të lidhura me bankat janë të organizuara sipas formës ligjore shoqëri aksionere (Sh.a), ndërsa 6 prej tyre janë të organizuara si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (Sh.p.k). Një kompani e lidhur me bankat është e organizuar si shoqëri kursim-krediti (Sh.k.k). Vetëm 1 nga të 15 kompanitë e lidhura me bankat është me pronësi mikse me kapital privat dhe shtetëror, ndërkohë që gjithë të tjerat kanë me kapital jo publik.
Të dhëna mbi Strukturën e Kapitalit të Kompanive të Lidhura me Bankat e Nivelit të Dytë në Shqipëri – Mars 2017
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Numërohen rreth 46 aksionerë në të 15 shoqëritë e lidhura me bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, që zotërojnë në total prej rreth 8.6 milionë aksionesh. 23 aksionerë të shoqërive të lidhura me bankat e nivelit të dytë janë persona juridikë të formave të ndryshme (shoqëri aksionere, shoqëri me pronësi të kufizuar dhe shoqëri kursim-krediti) që zotërojnë rreth 45.7% të totalit të kapitalit, ndërsa rreth 23 aksionerë janë persona individ dhe zotërojnë rreth 54.3% të totalit të kapitalit. Kompanitë e lidhura me bankat me numrin më të madh të aksionerëve janë Credins Leasing me 14 aksionerë e ndjekur nga Unioni i Kursim Kreditit me 10 aksionerë. Pjesa tjetër e kompanive të lidhura me bankat (87% e rasteve) kanë 1 deri në 3 aksionerë.