Open Data Albania po hulumton mbi Strukturën e Kapitalit Aksionar të Institucioneve Financiare Jo-Banka. Në kuptim të këtij hulumtimi termi “institucion financiar jo-bankë” është në përputhje me rregulloren e Bankës së Shqipërisë nr. 1, datë 17.01.2013 “Për licensimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jo-banka”, sipas të cilës janë: Subjektet financiare jo-banka; Institucionet financiare të mikrokredisë; Institucionet e parasë elektronike. Këtu nuk janë përfshirë zyra të këmbimit valutor. Në bazë të të dhënave zyrtare nga ekstraktet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri në Mars të vitit 2017, struktura dhe vlera e kapitalit aksionar të institucioneve financiare jo-banka (IFJB) të licensuara nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar aktivitetin ne vend, ku me kapital nënkuptojmë kapitalin e  paguar të paraqitur në ekstraktin e shoqërisë, paraqitej si vijon: Janë gjithsej 28 Subjekte të licensuara për të ushtruar aktivitetin si institucione financiare jo-banka (IFJB) në Republikën e Shqipërisë. Vlera totale e kapitalit aksioner të 28 institucioneve është 11 miliardë Lekë, ose rreth 80.7 milionë Euro.
Bazuar në madhësinë e kapitalit të paguar, institucioni financiar jo bankë që ka kapitalin më të madh është shoqëria Posta Shqiptare me rreth 27.2% të totalit, e shoqëruar nga shoqëria Fondi Besa me rreth 16% të totalit. Më pas vijojnë shoqëria Vodafone M-Pesa me 8.1% të totalit, shoqëria NOA me 6.6% të totalit, shoqëria Albanian Leasing me 5.1% të totalit dhe shoqëria AK-Invest  me 4.8% të totalit të kapitalit të Institucioneve Financiare Jo Banka. Institucionet e tjera financiare jo-banka kanë një kapital pothuaj të papërfillshëm;
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Struktura e Kapitalit Aksionar te Institucioneve Financiare Jo-Banka ne Shqiperi – 15 Mars 2017

Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Institucionet Financiare Jo Banka që operojnë në Shqipëri kanë një lidhje të ngushtë me industrinë financiare duke pasur si aksionere institucione financiare, institucione publike dhe ose donatorë. Janë rreth 21 entitete jo persona që janë aksionerë në 14 Institucione Financiare Jo Banka (50% e totalit) të licensuara në Shqipëri.



Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Gjashtëmbëdhjetë institucione financiare jo banka janë të organizuara sipas formës ligjore shoqëri aksionere (SH.A), ndërsa dymbëdhjete prej tyre janë të organizuara si shoqëri me pronësi të kufizuar (SH.P.K). Vetëm 1 nga 28 Institucionet Financiare Jo Banka të licencuara në Shqipëri është me pronësi publike. Një rast tjetër është pronësi mikse pronësi mes kapitalit privat dhe atij shtetëror. Të tjerat janë me kapital tërësisht privat.




Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA




Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Gjithsej janë njëqind e dhjetë zotërues, aksionarë dhe ortakë të këtyre Institucioneve. Njëzet e katër nga zotëruesit e tyre aksioner apo ortak zotërojnë rreth 80.4% të totalit të kapitalit, ndërsa 86 aksionerë apo ortak të tjerë janë persona fizikë dhe zotërojnë 19.6% të totalit të kapitalit.




Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Institucioni Financiar Jo Bankë me numrin më të madh të aksionarëve është janë Fondi Besa me 54 aksionerë e ndjekur nga Capital Invest me 6 aksionerë, Unioni Financiar Tiranë me 5. Në shtatëmbëdhjetë raste institucionet financiare jo banka kanë një zotërues të vetëm.