Gjithashtu përshkrimi përgjithësues i shumë prej zërave të shpenzimeve e bën të paqartë peshën e shpenzimeve për burime njerëzore kundrejt shpenzime logjistike apo programe të veçanta. Këto defekte të standardit dhe kategorive kontabël e bëjnë këtë institucion jo transparent në detyrimin për të informuar publikun mbi mënyrën se si shpenzohen para të taksapaguesve.
Burimi: Spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA
Gjatë vitit 2012 ky institucion buxhetor shënon një buxhet faktik prej 1 040 890 762 (një milliard e dyzetë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekësh. Buxhet, i cili në vitin 2013 është reduktuar në 916 566 387 (nëntëqind e gjashtëmbëdhjetë milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë ose 12 %.
Burimi: Spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA
Gjatë vitit 2012 buxheti përbëhej më së shumti nga shpenzime për financimin e programeve satelitore e atyre për bashkëatdhetarët jashtë vendit, përkatësisht 70% e totalit ose rreth 729 milionë lekë. Një vlerë të konsiderueshme në buxhet kanë pasur dhe shpenzimet për aparatura të cilat përbënin 26% të buxhetit ose 270 milionë lekë. Pjesa tjetër e buxhetit ka mbuluar shpenzimet për festival (3%) dhe shpenzimet për realizimin teknik të filmimeve (1%).
Burimi: Spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA
Në vitin 2013 shpenzimet për aparatura janë reduktuar rreth dy herë me një vit më parë duke shënuar një vlerë prej 134 milionë lekë. Këto shpenzime zënë 15% të buxhetit të vitit 2013. Pjesa tjetër prej 783 milionë lekësh janë regjistruar nga instancat e Aparatit të Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH si situacione shpenzimesh.