Open Data Albania po hulumton lidhur me fitimin para tatimit të shoqërive me aksioner një institucion publik (shtetëror) në vitet 2012-2014. Ky indikator është tregues i fitimit ose humbjes kontabël neto gjatë një periudhe ushtrimore, para zbritjes së tatimit mbi fitimin. Të dhënat në hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të Shoqërive Aksionare sipas dokumentacionit marrë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR.
Në 70 shoqëri tregtare me aksionar një institucion publik të marra në hulumtim shënohet një rezultat total për vitin 2014 me  19.7 miliardë lekë humbje ose 141 milionë euro. Gjatë këtij viti rezultojnë të kenë dalë me fitim njëzetë e gjashtë shoqëri tregtare. Pesë shoqëri rezultojnë me fitim zero, dhe 39 shoqëritë e tjera rezultojnë me humbje kontabël neto.
Fitimi Para Tatimit i Shoqërive Tregtare me kapital nga një Institucion Publik,
2012 vs. 2013 vs. 2014

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komente dhe Analiza: ODA

Fitimin më të lartë neto në vitin 2014 e shënon Operatori i Sistemit të Transmetimit OST me një vlerë prej 2.3 miliardë lekë ose 16.7 milionë euro, ndërsa humbjen më të madhe neto e shënon Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (SHA KESH) me një vlerë prej -22.2 miliardë lekë ose -159 milionë euro.


Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komente dhe Analiza: ODA

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komente dhe Analiza: ODA

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komente dhe Analiza: ODA

Me fitim para tatimit në vlerën zero, pra humbje rezultojnë shoqëritë Iliria SHA, KRWM SHA, Ndërmarrja e trajtimit të studentëve nr 3, Trajtimi i studentëve sha Vlore dhe Bursa e Tiranes SHA.

Gjashtëdhjetë e shtatë subjekte tregtare me aksioner mazhoritar, një institucion publik kanë të dhëna financiare edhe për vitet 2012,2013 dhe 2014. Në vitin 2014 të gjitha këto subjekte sëbashku shënojnë një humbje para tatimit prej -19 693 523 132 lekë, ndërkohë që në dy vitet e mëparshme kanë patur një fitim para tatimit përkatësisht 11.6 miliardë lekë në vitin 2012 dhe 11.7 miliardë lekë në vitin 2013.

Në vitet 2012 dhe 2013 fitimin neto më të madh e shënon “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (Sh.a KESH)”.

Ky indikator ka pësuar ndryshime në të gjithë subjektet tregtare në hulumtim. Rritjen më të madhe të fitimit para tatimit në harkun kohor 2012-2014 e kanë shënuar këto subjekte: Albcontrol, Posta Shqiptare SHA dhe Kombinati Energjitik, ndërsa rënien më të madhe e shënojnë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (SHA KESH), Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Hekurudha Shqiptare.

Të dhëna të detajuara për secilën nga këto Shoqëri Aksionare, si xhiro vjetore, fitime apo tatime të vitit ju mund të gjeni tek Open Corporates Albania, një databazë me të dhëna të mirëstruktuara për kompanitë që veprojnë në vend.
Kontribuoi: Griselda Rruci