Open Data Albania po hulumton lidhur me xhiron vjetore të shoqërive me aksionar subjekte shtetërore për vitet 2012-2014. Të dhënat në hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të Shoqërive Aksionare sipas dokumentacionit marrë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR.

Në vitin 2014 nga 120 shoqëri aksionare me aksionar mazhoritar një Institucion Publik, vetëm 65 kanë pasqyrat e tyre financiare të reklamuara në databazën e QKR. Dorëzimi dhe reklamimi i pasqyrave kontabël (bilance vjetore) është detyrim ligjor. Për 65 subjektet për të cilat ka pasqyra vjetore kontabël të miratuara dhe audituara është analizuar një  xhiro totale e tyre me një vlerë prej 33.4 miliardë lekë ose 238 milionë euro.

Ndër këto gjashtëdhjetë e pesë subjekte xhiron më të madhe e ka shënuar “Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (SHA KESH)” me 10.8 miliardë lekë ose 77 milionë euro. Kjo xhiro përbën 32% të xhiros totale të 65 subjekteve tregtare me kapital apo kuota nga një institucion publik e të marra nën analizë. Subjekte të tjera me xhiro vjetore mbi dy miliardë lekë janë Operatori i Sistemit të Transmetimit OST, Albcontrol, Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Posta Shqiptare SHA.

Xhiro Vjetore e Shoqërive Tregtare me kapital apo kuota nga një Institucion Publik, 2014

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Në të tre vitet 2012, 2013 dhe 2015 xhiron më të madhe e shënon Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (SHA KESH), Xhiroja e këtij subjekti ka rënë me 13.8 miliardë lekë për dy vjet.

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Nga ana tjetër xhiro vjetore e subjekteve Operatori i Sistemit të Transmetimit OST dhe Albcontrol është rritur me përkatësisht 1.1 miliardë lekë dhe 255 milionë lekë për dy vjet.

Të dhëna të detajuara për secilën nga këto Shoqëri Aksionare, si xhiro vjetore, fitime apo tatime të vitit ju mund të gjeni tek Open Corporates Albania, një databazë me të dhëna të mirë struktura për kompanitë që veprojnë në vend.

Kontribuoi: Griselda Rruci