Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me ndërmarrjet ekonomike që funksionojnë në Republikën e Shqipërisë sipas aktivitetit ekonomik që ushtrojnë. Ndërmarrja si term ekonomik përfshin çdo subjekt që ushtron një veprimtari ekonomike, qofshin këto të mira apo shërbime. Ndërmarrjet prodhuese të të mirave janë klasifikuar në “Bujqësia, pyjet, peshkimi”, “Industria” dhe “ Ndërtimi”, ndërsa ndërmarrjet ofruese të shërbimeve në “Tregti”, “Akomodim dhe shërbim social”, Transport e komunikacion” dhe “Shërbime të tjera”.

Në vitin 2013 në Republikën e Shqipërisë regjistrohen gjithsej 111 083 ndërmarrje aktive prej të cilave 94 241 (85%) në sektorin shërbime dhe 16 842 (15%) në sektorin prodhim. Gjatë këtij viti janë regjistruar për herë të parë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit 12 131 ndërmarrje. Nga këto, 10 427 (86%) prodhues të shërbimeve dhe 1 704 (14%) prodhues të të mirave. Kategoritë me numrin më të marr të ndërmarrjeve aktive janë “Industria” për ofruesit e të mirave dhe “Tregtia” për ofruesit e shërbimeve.

Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA

Në harkun kohor 2005-2013 numri i ndërmarrjeve aktive, qoftë prodhues të të mirave qoftë ofrues të shërbimeve ka ardhur duke u rritur. Përjashtim bën vetëm viti 2012, i cili ka pësuar rënie të numrit të ndërmarrjeve aktive krahasuar me vitin paraardhës.

Sektori Prodhimit 2005 – 2013



Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA

Sektori sherbimeve 2005 -2013



Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA

Pjesëmarrje e gjinisë femërore në drejtimin e ndërmarrjeve ekonomike është një fenomen që ka pësuar rritje të ndjeshme nga viti në vit. Nëse në vitin 2005 drejtonin subjekte ekonomike 13 772 drejtuese femra, në vitin 2013 kjo vlerë shënon 30 827 drejtuese .

Raporti ndërmarrje me pronare/administratore femër sipas aktivitetit ekonomik 2005-2013 (ne %)



Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA

Në vitin 2013 regjistrohen të kenë qenë 28 158 drejtuese femra të ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime, nga 94,241 ndërmarrje aktive shërbimesh në total. Pra pjesëmarrja e gruas në këtë sektor përbën 30% të totalit. Në sektorin e prodhimit të të mirave ky raport është 16% femra dhe 84% meshkuj drejtues.
Kontribuoi: Griselda Rruci