Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me ndërmarrjet ekonomike që funksionojnë në Republikën e Shqipërisë sipas origjinës gjeografike të pronësisë së tyre. Ky hulumtim bazohet në të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Ndërmarrjeve. Ndërmarrja si term ekonomik përfshin çdo subjekt që ushtron një veprimtari ekonomike, qofshin këto subjekte me pronësi shqiptare apo të huaj.
Në vitin 2013 funksionojnë në vend 106 429 ndërmarrje aktive me pronësi shqiptare, 3 046 me pronësi të huaj dhe 1 608 me pronësi të përbashkët. Në një raport në përqindje vetëm 3% e ndërmarrjeve që funksionojnë në vend janë nën pronësi e rrjedhimisht shënojnë edhe kapital të huaj.
Burimi: Regjistri Kombëtar i Ndërmarrjeve
Komentet dhe analiza: ODA
Ndërmarrjet në pronësi të biznesmenëve më shtetësi të huaj 2010 – 2013
Burimi: Regjistri Kombëtar i Ndërmarrjeve
Komentet dhe analiza: ODA
Në vitin 2013 shënohen 1 903 ndërmarrje aktive me pronarë shtetas italiane, 616 me pronarë shtetas grek, 336 pronar shtetas turk dhe 230 ndërmarrje me pronarë shtetas të Republikës së Kosovës. Ndërmarrje me pronësi nga kontinente të tjera në këtë vit regjistrohen 142 me pronësi shtetas amerikan dhe 75 ndërmarrje e pronarë shtetas kinez.
Burimi: Regjistri Kombëtar i Ndërmarrjeve
Komentet dhe analiza: ODA
Regjistri Kombëtar i Ndërmarrjeve në mënyrën sesi mban të dhëna mbi subjektet e aktivitetit ekonomik karakterizohet nga një defekt që përkon me mosreflektimin e vlerës së kapitalit si element tepër i rëndësihëm në kontekstin e aktivitetit ekonomik. Kështu megjithëse kemi të dhëna në numër për ndërmarrje sipas viteve nuk kemi vlerësim të peshës që këto subjekte kanë sipas kapitalit apo xhiros vjetore që reflektojnë.
Kontribuoi: Griselda Rruci

Në këtë artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime për Ndërmarrjet Shtetërore, të bëra në Raportin Vlerësimi i Sistemit Kombëtarë të Integritetit. Ky raport për Shqipërinë Nëntor 2023 është realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim IDM si pjesë e projektit të Transparency International TI, “EU4 Rule of Law: Citizen Engagement…

Open Data Albania në këtë artikull po zbardh Projektet/Investimet me financim më të lartë nga Buxheti i Shtetit 2025. Gjithashtu dhe një rankim i institucioneve sipas vlerës Portofol Investimesh Kapitale për vitin 2025. Të dhënat janë marrë nga lista e planifikimit trevjeçar të investimeve publike 2025-2027 të Projektligjit “Për Buxhetin…

Open Data Albania po hulumton mbi perfomacën financiare të bankave të nivelit të dytë për vitin 2023. Të dhënat janë marrë nga bilancet e audituara që subjektet financiare banka depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Aktualisht në Shqipëri operojnë 11 Banka të Nivelit të Dytë, prej të cilave 5…