Eksportet e energjisë elektrike, si në sasi ashtu edhe në vlerë kanë ardhur në rritje nga viti 2008 deri në vitin 2010. Më pas, në dy vitet në vazhdim, përkatësisht 2011 dhe 2012 kemi rënie të mëdha të eksportit të energjisë elektrike. Vitin që lamë pas, situata e eksportit u përmirësua, duke pësuar një rritje vjetore me 226% të sasisë së eksportuar.
Në vitet e marra në shqyrtim, destinacionet kryesore të eksportit të energjisë elektrike, si në sasi ashtu edhe në vlerë, i referohen vendeve si Greqia, Zvicra, Serbia. Po ashtu, Çekia dhe Sllovenia paraqiten si vende të rëndësishme në tregtinë e energjisë elektrike në katër vitet e fundit. Destinacione të tjera eksporti janë edhe Austria, Bullgaria, Franca, Mali i Zi etj, por në sasi, vlera dhe periudha më të shkurtra.
Vlera e eksporteve sipas destinacioneve 2008-2013
Burimi: International Trade Centre
Përpunimi dhe komentet: ODA
Sasia e eksporteve sipas destinacioneve 2008-2013
Burimi: International Trade Centre
Përpunimi dhe komentet: ODA
Përveç ndryshimeve që ka pësuar vit pas vit, çmimi mesatar në eksport i energjisë elektrike ka ndryshuar edhe sipas destinacioneve, duke u tregtuar herë mbi mesataren dhe herë nën, në varësi të vendit. Për vitin 2013, vetëm Greqia dhe Serbia blenë energjinë elektrike nga vendi ynë me një çmim mbi mesataren e vitit.
Çmimi mesatar në eksport sipas destinacioneve 2008-2013
Vlera ne Lek për Kw/Orë
Burimi: International Trade Centre
Përpunimi dhe komentet: ODA
Burimi: International Trade Centre
Përpunimi dhe komentet: ODA
Importet e energjisë elektrike kanë ndjekur një trend të kundërt me eksportet, por në të gjitha vitet kemi një bilanc tregtar negativ, ku vlerat dhe sasitë e importeve janë më të mëdha sesa vlerat dhe sasitë e eksporteve. Nga viti 2008 deri në vitin 2010 një rënie të sasisë dhe vlerës së importeve të energjisë elektrike, ndërsa në vitet 2011, 2012 patëm një rritje të sasisë dhe vlerës së importit të energjisë elektrike.
Vendi ynë ka blerë energji elektrike vazhdimisht përgjatë këtyre viteve nga Serbia, Çekia dhe Zvicra. Pjesë e vendeve nga ku kemi importuar energji elektrike janë edhe Greqia, Hungaria, Franca, Sllovenia, por në sasi dhe vlera më të vogla.
Vlera e importeve sipas vendeve të blerjes 2008-2013
Burimi: International Trade Centre
Përpunimi dhe komentet: ODA
Sasia e importeve sipas vendeve të blerjes 2008-2013
Burimi: International Trade Centre
Përpunimi dhe komentet: ODA
Çmimi mesatar i blerjes së energjisë elektrike nga importi ka ardhur në rënie përgjatë viteve 2008-2010. Në dy vitet në vijim, çmimi mesatar i blerjes së energjisë elektrike pësoi rritje, por në vitin 2013 u karakterizua nga një rënie me 24% krahasuar me një vit më parë. Çmimi mesatar i blerjes së energjisë elektrike nga importi shfaqet i ndryshëm në varësi të vendeve ku blihet energjia elektrike. Për vitin 2013, Mali i Zi dhe Serbia janë vendet që ia kanë shitur më lirë shtetit Shqiptar energjinë elektrike.
Çmimi mesatar i blerjes së energjisë elektrike nga importi sipas vendeve 2008-2013
Vlera ne Lek për Kw/Orë
Burimi: International Trade Centre
Përpunimi dhe komentet: ODA
Burimi: International Trade Centre
Përpunimi dhe komentet: ODA
Gjatë vitit 2013 vendi ynë ka blerë dhe shitur energji elektrike nga vende si Çekia; Franca; Greqia; Mali i Zi; Serbi; Sllovenia; Zvicra. Vendi ynë e ka eksportuar energjinë elektrike drejt këtyre vendeve me një çmim më të ulët sesa çmimi i blerjes nga importi, po nga këto vende. Diferencat më të mëdha mes çmimit të eksportit dhe çmimit të blerjes nga importi, vendi ynë i ka me Zvicrën, Francën, Çekinë. Diferencat më të vogla, i kemi me vendet fqinje si Serbia, Mali i Zi, të cilët ia shesin dhe më lirë energjinë elektrike vendit tonë .
Burimi: International Trade Centre
Përpunimi dhe komentet: ODA
Në pozita jo të favorshme vendi ynë renditet edhe ndaj vendeve të rajonit. Çmimi mesatar në eksport i energjisë elektrike të tregtuar në vitin 2013, e rëndit vendin tonë në fund të listës për çmimin më të ulët, me vetëm 4.39 Lek për Kw/Orë. Të gjitha vendet e tjera të rajonit e kanë tregtuar energjinë elektrike në vitin 2013 me një çmim mesatar mbi 6 Lek për Kë/Orë.
Burimi: International Trade Centre
Përpunimi dhe komentet: ODA