Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me viktimat e aksidenteve rrugore duke evidentuar viktima fëmijë deri në moshën 15 vjeç sikurse viktima drejtues, pasagjer apo këmbësor.  
Statistikat tregojnë se numri i aksidenteve gjatë të cilëve kanë humbur jetën fëmijë të moshës nën pesëmbëdhjetë vjeç qëndron në nivelet 20 deri 30 aksidente çdo vit. Viti me numrin më të lartë është viti 2010 ku kanë ndodhur 30 aksidente më pasojë vdekjen e fëmijëve nën 15 vjeç.


Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA

Sipas Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës numri i personave që kanë humbur jetën në aksidentet rrugore si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë ka ardhur duke u rritur në vitet 2009-2012, për të pësuar një rënie në vitin 2013. Viti 2012 që është dhe viti me numrin më të madh të të vdekurve shënon përkatësisht 234 persona të vrarë si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë, që përbën dhe 70% të totalit të personave që kanë humbur jetën në këto aksidente.


Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA

Kategoria përdoruese e rrugës që ka pësuar numrin më të madh të aksidenteve me pasoja fatale për jetën janë drejtuesit e mjeteve, pasuar nga pasagjerët, këmbësorët, motoçiklistët dhe çiklistët. Në vitin 2013 kanë ndodhur 273 aksidente me pasoja fatale për drejtuesit e mjeteve, 162 për pasagjerët, 95 për këmbësorët etj.

Numri i aksidenteve fatale me pasoje vdekje dhe plagosje te renda të ndarë sipas kategorive të përdoruesve të rrugës për vitet 2009 – 2013



Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA

Sipas të dhënave të Ministrisë së Linjës kolaudimi apo kontrolli teknik megjithëse një proces i detyrueshëm dhe i rëndësishëm për sigurinë në rrugë mbetet ende në nivele të ulëta kundrejt totalit të mjeteve në qarkullim. Kështu në vitin 2013 vetëm 68.7% e mjeteve të regjistruara kanë kryer kontroll teknik. Kjo referon tek fakti që shumë mjete të regjistruara nuk janë në qarkullim sikurse edhe mundësinë e lëvizjes së tyre pa kontroll teknik.

Të dhëna për kontrollin teknik të mjeteve nga viti 2009 – 2013


Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci