Open Data Albania ka përditësuar të dhëna lidhur me Investimet e Huaja Direkte IHD, sipas sektorëve të ekonomisë me vitet 2010-2013. Investimet e huaja direkte janë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit të një ekonomie.

Pjesën më të madhe të IHD-ve në Republikën e Shqipërisë në vitin 2013 e përbënin sektori i Transporteve, magazinimit dhe komunikacionit , i ndjekur nga Ndërmjetësimi monetar dhe financiar, Industria nxjerrëse etj.



Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Ndër vite situata në Shqipëri ka ndryshuar. Në vitet 2007-2011 peshën kryesore e zinin IHD-të në sektorin e ndërmjetësimit monetar dhe financiar, në vitin 2012 kryeson sektori i industrisë nxjerrëse dhe në vitin 2013 ai i transportet, magazinimit dhe komunikacionit.     

Interesante paraqitet situata për sektorin e “Industrisë Përpunuese” dhe atë të “Prodhimit dhe shpërndarjes se energjisë elektrike, e gazit, e avullit dhe e ujit të ngrohtë” ku investimet e huaja direkte në vitin 2013 ndryshe nga vitet e mëparshme shënojnë vlera negative, që nënkupton tërheqjen e investitorëve të huaj nga këto sektorë.

Investimet e Huaja Direkte Sipas Aktivitetit Ekonomik 2007-2013

Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Investimet e Huaja Direkte Sipas Aktivitetit Ekonomik 2007-2013
Vlera ne milion euro



Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Investimet e huaja direkte, janë një tregues i rëndësishëm i besimit të investitorëve të huaj në një vend. Ato ulen në kushtet e krizave ekonomike dhe politike dhe rriten në kushtet e përmirësimit të ambientit ekonomik dhe politik. Në harkun kohor 2007 – 2013 Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri kanë shënuar rritje në pesë vitet e para dhe rënie në dy vitet e fundit.


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci