Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Investimet e Huaja Direkte në Kosovë dhe Shqipëri dhe raportin apo peshën që zë vlera e Remitancave tek Investimet e Huaja Direkte. Të dy këta indikatorë janë flukse hyrëse të bilancit të pagesave dhe janë dy tregues të rëndësishëm për rritjen e ekonomive kombëtare. Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka e Shqipërisë.
Burimi: Banka Qendrore e Kosovës, Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Në harkun kohor 2008-2013 IHD për Republikën e Shqipërisë qëndrojnë në nivele më të larta se ato për Kosovën. Gjatë këtyre gjashtë viteve në Shqipëri janë kryer Investime të Huaja Direkte mesatarisht në një vlerë prej 742 milionë euro, ndërsa në Kosovë janë investuar mesatarisht 317 milionë euro.
Për Shqipërinë vlera e IHD-ve ka ardhur duke u rritur ndër vite. Nga 610 milionë euro të investuara në vitin 2008, në 923 milionë euro të investuara në vitin 2013. Pra, 1.5 herë më shumë Investime të Huaja Direkte për gjashtë vite. Për Kosovën shifrat flasin ndryshe. Vlera e IHD-ve në këtë shtet ka ardhur duke u ulur ndër vite. Nga 366 milionë euro të investuara në vitin 2008, në 259 milionë euro në vitin 2013. Pra, në Kosovë Investimet e Huaja Direkte në këto gjashtë vite janë reduktuar me 29%.
Burimi: Banka Qendrore e Kosovës, Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Analiza që krahason se si pozicionohen Remitancat kundrejt IHD-ve nxjerr në pah rolin e secilit indikator dhe të dyve së bashku në ekonominë e brendshme. Për Shqipërinë kjo përqindje ka ardhur duke u ulur çka vërteton edhe njëherë faktin që me kalimin e viteve ekonomia zhvillohet me ndihmën e Investimeve më shumë se atë të Remitancave.
Për Kosovën kjo situatë paraqitet në favor të Remitancave. Kjo tregon një opsion jo fort interesant të tërheqjes së investimeve të huaja në vend dhe shfaq shenja të një ekonomie ku niveli I jetesës dhe konsumi janë të lidhura ngushtë me kontributin e diasporës si një kategori e rëndësishme në jetën ekonomike të vendit.
Kontribuoi: Griselda Rruci

Në këtë artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime për Partitë Politike, të bëra në Raportin Vlerësimi i Sistemit Kombëtarë të Integritetit. Ky raport për Shqipërinë Nëntor 2023 është realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim IDM si pjesë e projektit të Transparency International TI, “EU4 Rule of Law: Citizen Engagement…

Open Data Albania po hulumton mbi perfomacën financiare të bankave të nivelit të dytë për vitin 2023. Të dhënat janë marrë nga bilancet e audituara që subjektet financiare banka depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Aktualisht në Shqipëri operojnë 11 Banka të Nivelit të Dytë, prej të cilave 5…

Në këtë artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime për Biznesin, të bëra në Raportin Vlerësimi i Sistemit Kombëtarë të Integritetit. Ky raport për Shqipërinë Nëntor 2023 është realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim IDM si pjesë e projektit të Transparency International TI, “EU4 Rule of Law: Citizen Engagement for…