Buxheti për mbrojtjes sociale përkon me kategori të ndryshme shpenzimesh buxhetore si përkujdesi social, tregu i punës, inspektimi në punë, përfshirja sociale, kultet fetare, rehabilitimi i të përndjekurve, arsimi profesional etj.
Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA
Në total buxheti i shtetit për këtë funksion është rritur nga 108 miliardë lekë në vitin 2011 në 137.5 miliardë lekë në vitin 2016. Pra, në harkun kohor të gjashtë viteve buxheti për funksionin e Mbrojtjes Sociale është rritur me 27%. Ndërkohë një nga nën funksionet ai që përkon me transferta për individë dhe familje nga skena sociale është tkurrur në tre vitet e fundit.
Buxheti i Shtetit per funksionin “Mbrojtja Sociale” sipas kategorise se Shpenzimit 2011-2016
Vlera ne 000/leke
Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA
Ky indikator ka një lidhje edhe më direkte me zbutjen e varfërisë dhe me përkrahjen sociale të familjeve në nevoja. Pjesa tjetër e buxhetit të funksionit të Mbrojtjes Sociale prej 116 miliardë lekëve alokohet në funksion të Shpenzime për Paga e Sigurime Shoqërore, Shpenzime Operative, Investime Kapitale etj. Tre vitet e fundit transferuat drejt individëve apo familjeve shqiptare si mbrojtje sociale kanë rënë nga 22.9 në 21.5 miliardë lekë.