Open Data Albania ka përditësuar Investimet e Huaja Direkte sipas shtetit te origjines me vitet 2010-2013. Investimet e huaja direkte janë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit të ekonomisë. Ato përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, nëse investimi e bën investitorin pronar të më shumë se 10% të kapitalit të një ndërmarrje.

Gjatë vitit 2013 shteti nga ku e kanë origjinën pjesa më e madhe e Investimeve të Huaja Direkte në Republikën e Shqipërisë është Greqia me 1.1 miliard euro ose 31% të totalit.

Shtete të tjera me peshë sa i takon Investimeve të Huaja Direkte janë Austria (11%), Hollanda (10%) dhe Turqia (8%). Interesante paraqitet Italia ku vlera e Investimeve të Huaja Direkte për vitin 2013 paraqitet negative, çfarë tregon që në vitin 2013 ka investitor që më parë kanë pasur investime në Shqipëri e që i kanë transferuar investime drejt vendit origjinë apo vendeve të tjera.


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Investimet e Huaja Direkte ndër vite janë
sërish në favor të shtetit grek. Në harkun kohor 2007-2013 IHD në Shqipëri e
kanë më së shumti origjinën nga Greqia, investime të cilat kanë ardhur në
rritje nga viti në vit.

Investimet e Huaja Direkte Sipas Origjinës ne Republikën e Shqipërisë 2007-2013                       Vlera ne milion euro         



Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Investimet e Huaja Direkte Sipas Origjinës ne Republikën e Shqipërisë 2007-2013                       Vlera ne milion euro        


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Në total për vitin 2013 gjendja e Investimeve të Huaja Direkte shënon një vlerë prej 2.85 miliard euro. Kjo vlerë duket të jetë më e ulët se ajo e dy viteve të mëparshme ku IHD ishin përkatësisht 3.26 miliard euro në vitin 2012 dhe 3.4 miliard euro në vitin 2011.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci