Open Data Albania ka hulumtuar mbi tarifat e studimit për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve me kohë të plotë për vitin akademik 2014 – 2015. Në shqyrtim janë marrë tarifat për studimet në Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin Mjekësor.

Tarifat për ciklin e parë të studimeve (bachelor) me kohë të plotë i përkasin studentëve që regjistrohen në vitin e parë të studimit. Programet e studimeve të ciklit të parë realizohen me 180 kredite europiane dhe kohëzgjatja e tyre është 3 vite akademike. Për vitin akademik 2014 – 2015, tarifat vjetore të studimit në nivelin bachelor me kohë të plotë shkojnë 25 000 deri në 40 000 lekë. Fakulteti Shkencave Sociale, Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Shëndetit Publik shfaqen si fakultetet me tarifa më të shtrenjta, prej 40 000 lekësh.


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Krahasuar me vitin akademik 2013/2014 tarifat vjetore të studimit në nivelin bachelor kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në nivelin 11.5% deri në 39.5%. Nga rritja e tarifave janë prekur më shumë Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe fakultete në përbërje të Universitetit Politeknik të Tiranës, ku krahasuar me një vit më parë tarifat për studentët e këtyre fakulteteve kanë pësuar rritje deri në 39.5%. (VKM Nr.517, Datë01/08/2014)



Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rritja e tarifave vjetore në Fakultetet e Universitetit të Tiranës; Universitetit Mjekësor dhe Universitetit Politeknik për nivelin e studimeve Bachelor me kohë të plotë



Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për vitin akademik 2014/2015 tarifat në programet e studimeve master profesional variojnë nga 90 000 deri në 108 000 lekë për programin e plotë. Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Shëndetit Publik dhe Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekësore janë fakultetet me tarifat më të shtrenjta për programet master profesional, ndërsa  Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë janë fakultetet me tarifat më pak të shtrenjta për këto programe.


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin e ri akademik 2014/2015 tarifat për programet master profesional kanë pësuar rritje deri në 20% krahasuar me vitin akademik 2013/2014. Rritjen më të madhe e kanë pësuar tarifat për studentët e programeve master profesional pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Rritja e tarifave vjetore në Fakultetet e Universitetit të Tiranës; Universitetit Mjekësor dhe Universitetit Politeknik për nivelin e studimeve Master Profesional me kohë të plotë



Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Programet e studimeve “Master i shkencave” ose “Master i Arteve” realizohen me 120 kredite  dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike. Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master i shkencave” ose “Master i Arteve” në fushën e studimeve të kryera.

Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Shëndetit Publik dhe ai Shkencave Teknike Mjekësore renditen sërish si ndër fakultetet me tarifat më të larta për programet master shkencor. Në këto fakultete dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit tarifa për programin e plotë master shkencor është 210 000 lekë. Tarifën më të ulët për programin e plotë master shkencor e ka Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, me 144 000 lekë.


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rritjen më të  madhe të tarifave të programeve master shkencor e ka pasur Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Fizike, ku krahasuar me vitin akademik të lënë pas, tarifat janë rritur me 18%. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i cili ka tarifën më të ulët për programin master shkencor, ka pësuar dhe rritjen më të vogël të tarifave, me vetëm 0.9%. (VKM Nr. 668, Datë 15/10/2014)

Rritja e tarifave vjetore në Fakultetet e Universitetit të Tiranës; Universitetit Mjekësor dhe Universitetit Politeknik për nivelin e studimeve Master Shkencor me kohë të plotë



Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Këtë vit kemi një ndryshim për sa i përket mënyrës së pagesës së programeve master. Sipas VKM Nr.668, datë 15/10/2014 pagesa e tarifës për të gjitha programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë do të bëhet me këste të përcaktuara nga institucioni publik i arsimit të lartë. Në ndryshim nga viti akademik i kaluar kësti i parë parashikon pagesën në masën 30% të tarifës totale dhe paguhet menjëherë me regjistrimin e studentit në programin përkatës.

Kontribuoi: Ina Baja