Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Numrin e Shoqëritë Aksionare aktive që janë themeluar ose janë shndërruar të tilla nga viti 1993 deri në qershor 2014. Treguesit bazohen në të dhëna të databazës së Qendrës Kombëtare të Regjistrimeve QKR. Në këto dy dekada nën analizë, rezulton se 751 shoqëri aksionere ose 88.6% e totalit të SHA aktive, janë themeluar të tilla nga fillimi i aktivitetit të tyre. Pjesa tjetër prej 97 SHA aktuale apo 11,4% e tyre janë themeluar më parë si shoqëri më përgjegjësi të kufizuar; shoqëri komandite apo shoqëri kooperative për tu shndërruar dhe riorganizuar pas disa vitesh aktivitet biznesi, në formal ligjore të shoqërisë aksionare.
Ecuria nder vite e themelimit te SHA-ve ka ndjekur ne mënyre te ngjashme ritmet ciklike te zhvillimit te ekonomisë se vendit. Kështu vitet ku kemi patur një rritje te konsiderueshme te numrit te SHA-ve te themeluara janë vitet e ekspansionit qe ka pasuar ekonomia e Shqipërisë (vitet 1995, 1999, 2011, 2012), ndërkohe qe rezultojnë më pak themelime te SHA-ve ne vitet 1997-1998 për shkak te krizës se skemave rentiere piramidale.
Burimi: QKR
Komente dhe Analiza: ODA
Shndërrimit te subjekteve në shoqëri aksionare si një formë e avancuar e organizimit të kapitalit dhe aktivitetit tregtar, përkon edhe me konsolidimin e bizneseve dhe maturimin e kapitalit të tyre. Numri i subjekteve te shndërruar ne ShA që nga viti 1999 ka qene jo shumë i lartë me një mesatare vjetore 4-5 shoqëri.
Përjashtim këtu bën vetëm viti 2012, ku kemi një rritje te dukshme te numrit me 34 subjekte tregtare te shndërruara ne SHA. Një fenomen i tille mendohet se ka ndodhur kryesisht për shkak te se ashtuquajturës “Amnistia Fiskale e Aseteve”, e aplikuar nga qeveria shqiptare, sipas te cilës rivlerësimi i aseteve u tatua jo 10% por 1%.
Ecuria e Themelimit te SHA-ve ndër vite 1993 – 2014
Burimi: QKR
Komente dhe Analiza: ODA
Burimi: QKR
Komente dhe Analiza: ODA
Frekuenca e shndërrimit ne SHA është një indikator qe tregon se sa vite pas themelimit këto subjekte tregtare janë shndërruar ne shoqëri aksionere. Siç vihet re, periudha me e preferuar është ajo pas 5 vitesh nga themelimi, periudhe kjo qe përkon edhe me maturimin e kompanive dhe produkteve te tyre ne treg. Megjithatë një pjese jo e vogël e subjekteve, kane pritur një periudhe me te gjate për te marre vendimin e shndërrimit nga shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në formën ligjore të organizimit si shoqëri aksionere.
Frekuenca e Shndërrimit te Subjekteve ne SHA pas Themelimit (deri 2014)
Burimi: QKR
Komente dhe Analiza: ODA
Burimi: QKR
Komente dhe Analiza: ODA
Keshtu, bazuar në të dhëna të QKR, rezulton se rreth 42% te subjekteve tregtare u janë dashur 4-6 vite për te marre vendimin e shndërrimit ne SHA, ndërsa rreth 23% e tyre kane dashur një periudhe prej 7-10 vite pas themelimit. 18% e subjekteve kanë kaluar një periudhe me te gjate se 10 vite për të arritur maturinë që përkon me shndërrimin në SHA.
Përqendrimi i Shndërrimit te subjekteve ne SHA pas Themelimit (deri 2014)
Burimi: QKR
Komente dhe Analiza: ODA
Burimi: QKR
Komente dhe Analiza: ODA
Kontribuoi: Artan Gjergji

Open Data Albania po publikon të dhëna mbi shpenzime nga Buxheti i Shtetit për Kontrata Koncesionare apo Partneritetet Publik Privat PPP te realizua dhe planifikuara në harkun kohor 2015-2025 dhjetëvjeçari. Për vitet 2015 - 23 vlerat e prezantuara janë realizim, Viti 2024 dhe 2025 janë planifikim dhe buxhet i miratuar.…

Open Data Albania po hulumton mbi perfomacën financiare të bankave të nivelit të dytë për vitin 2023. Të dhënat janë marrë nga bilancet e audituara që subjektet financiare banka depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Aktualisht në Shqipëri operojnë 11 Banka të Nivelit të Dytë, prej të cilave 5…

Në këtë artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime për Biznesin, të bëra në Raportin Vlerësimi i Sistemit Kombëtarë të Integritetit. Ky raport për Shqipërinë Nëntor 2023 është realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim IDM si pjesë e projektit të Transparency International TI, “EU4 Rule of Law: Citizen Engagement for…