Partia Demokratike vijoi këtë të dielë sulmet ndaj ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj duke e akuzuar se vëllai i tij ka përfituar shuma të mëdha përmes fondeve te agjencive shtetërore. Koordinatorja për marrëdhëniet me mediat në PD, Grida Duma nga selia blu u shpreh se kompania e vëllait të ministrit ka ndryshuar emër nga Gogel ne EAG Communication dhe përmes kësaj, ka përfituar miliona nga agjencitë shtetërore. 
Por sipas dokumenteve të publikuara nga vetë Grida Duma “GOGEL” dhe EAG, janë dy kompani të ndryshme që nuk kane lidhje me të njëjtin pronar, në këtë rast vellain e Veliajt për të cilin PD e akuzon.
 
Sipas dokumenteve të publikuara nga Duma, rezulton se kompania “Gogel” ka marrë 900 mijë lekë te reja si kompani e kontraktuar nga agjencitë shtetërore për evente dhe marketing dhe kompania e dytë EAG po sipas Dumës, ka përfituar 52 milionë lekë te reja nga kontratat me agjencitë shtetërore. 
Fakti që kompanitë kanë dy pronarë të ndryshëm vërtetohet dhe në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, ku rezulton se pronar i “Gogel” është Arbër Veliaj, vëllai i ministrit, ndërsa pronar i EAG Comunication është Gentian Skënderaj, persona këta që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Dokumentet e publikuara nga PD



Dokumenti ne QKR ku Gogel rezutlon kompani me vete me pronar Arber Veliaj 



Dokumenti ne QKR ku EAG rezutlon kompani me vete me pronar Gentian Skenderaj