Open Data Albania ka hulumtuar lidhur me funksionimin e Medias Televizive duke evidentuar numrin e licencave sipas kategorise se medias televizive dhe subjektin tregtar qe i zoteron keto ekrane. Te dhenat ne hulumtim jane marre nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) Qendra Kombetare e Regjistrimeve (QKR) dhe Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ).
Ne Shqiperi televizionet kategorizohen sipas menyres se shperndarjes se sinjalit e mbulimit perkates te territorit. Kategorite jane televizione private kombetare dhe si te tille funksionojne 2; televizione private vendore apo sic edhe njihen televizione lokale per te cilat AMA ka leshuar 74 licenca transmetimi; televizione private satelitore per te cilat kemi 2 licenca televizione private me perserites; platforma televizive numerike satelitore nga te cilat ne vendin tone jane te regjistruara 3 te tilla; televizione kabllore ku kemi 103 te regjistruara.Televizionet private kombetare qe operojne aktualisht jane Tv Klan dhe Top Channel. Televizioni Klan permes shoqerise tregtare me te njejtin emer ka nisur aktivitetin ne vitin 1997. Kapitali i shoqerise eshte rritur ndjeshem duke shenuar nje vlere prej 980 000 000 leke. Top Channel eshte regjistruar si shoqeri tregtare ne vitin 2001 me nje kapital fillestar 100 000 leke. Sot kapitali i tij eshte 525 400 000525 400 000 leke.
Televizione private vendore jane te licencuara 74.Shoqeria tregtare media televizive vendore me kapital aksionar me te larte eshte Albanian Screen me 487 500 000487 500 000 leke (katerqind e tetedhjete e shtate milion e peseqind mije).Kjo shoqeri zoteron edhe licencen per transmetim satelitor.Nder shtatedhjete e kater televizionet vendore shtate jane persona fizike tre prej tyre iu eshte pezulluar aktiviteti nje eshte cregjistruar si subjekt nje shoqeri eshte ne likuidim e siper dhe per trembedhjete te tjere nuk eshte bere plotesimi i te dhenave (ekstraktit historik) prane QKR.Nje tjeter kategori jane edhe televizionet private satelitore.
Dy jane televizionet satelitore ne Shqiperi Vizion Plus satelitor dhe ALSAT satelitor. Transmetimi dhe ne satelit i ketyre televizioneve ka bere qe programet te ndiqen edhe ne ato zona ku nuk arrihet mbulimi me sinjal tokesore si brenda ashtu edhe jashte vendit.Platformat private numerike satelitore jane nje tjeter teknologji ne transmetimet dixhitale. Ne Shqiperi tre jane platformat e tilla Tring Digitalb dhe Supersport. Platforma Digitalb ka nisur aktivitetin ne vitin 2004 ndersa dy platformat e tjera dy vite me vone.Televizionet kabllore jane sisteme te shperndarjes se programeve televizive nepermjet frekuencave te radios.
Ne Shqiperi 42 e televizioneve private kabllore jane te regjistruar si Person Fizik prane Qendres Kombetare te Regjistrimit.Autoriteti ka te deklaruara njeqind e tre licenca nder te cilat nje pjese e mire rezultojne problematike me pezullim te veprimtarise apo likuidim te subjektit tregtar qe i zoteron.Gjithashtu mbi emra te aksionereve si detaje me te spikatura listojmeKapitali themeltar ne total i subjekteve tregtare media televizive ne 15 korrik 2014 shenon 4.5 miliarde leke. Nga ku 65 jane kapital i tv vendore; 33 i tv kombetare dhe 2 i televizioneve kabllore.Ne Median Televizive ne Shqiperi ne korrik 2014 regjistrohen 186 individe aksionere. Nder to njezete e tre (12.4) jane te gjinise femerore. Disa individe rezultojne te jene aksionere ne me shume se nje shoqeri tregtare qe funksionon si televizion.
Individet me kapitalin me te madh jane Alba Gina dhe Aleksander Frangaj te TV Klan me nje kapital prej 40 te kapitalit themeltar te shoqerise perkatese ose 392 milione leke secili. Ky kapital perben 6 te totalit te kapitalit te gjithe televizioneve dhe 7 te kapitalit te zoteruar nga individet. Aksionaret Ridvana Holta dhe Melina Dulaku pasojne si aksionere prane TRING TV. Ato kane perkatesisht 340; 330 dhe 330 milione leke kapital secila. Call Send SMS Add to Skype Youll need Skype CreditFree via Skype