Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me tregues mbi individët të cilët janë aksionarë në Shoqëritë Aksionare SHA që operojnë në vend. Treguesit kanë burim të dhëna të ekstrakteve historike të SHA-ve sipas depozitimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, qershor 2014. Hulumtimi vlerëson jo vetëm numrin e individëve aksionar sipas SHA-ve; sektorit dhe gjinisë por edhe raportin në vlerë kapitali të aksioneve nën zotërim.

Gjithsej individ aksionarë në SHA-të që veprojnë në vend janë 7 819. Këta individ zotërojnë një vlerë aksionesh prej 545 429 673 Euro. Kjo vlerë është sa 18,9% e totalit të vlerës së kapitalit aksionar të SHA-ve në vend.

Ndarja e Pronësisë në SHA-të me Individë Aksionarë, Qershor 2014


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Individët aksionarë zotërojnë plotësisht (njëqind për qind të aksioneve nga individë) 513 SHA. Në 103 SHA individët aksionarë janë bashkë zotërues të kapitalit me subjekte juridike që kanë forma të ndryshme ligjore si SHA, SHPK, Institucione Publike, Organizma Jo-Fitimprurëse, apo Institucione Ndërkombëtare Financiare.  SHA-të që zotërohen plotësisht nga individët aksionarë kanë gjithsej 5 022 emra aksionarësh. Ndërsa 2 797 individë aksionarë janë të shpërndarë në kapitalin e SHA-ve  të ku janë bashkaksioner me subjekte juridike. 

Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania
Individët aksionarë janë më aktivë në sektorin e Shërbimeve. Kështu prezenca e tyre është në kapitalin e 473 SHA-ve. Individ Aksionarë në SHA që veprojnë në Sektorin Shërbime janë 3 733;  në Sektorin e Industrisë 3 010 aksionarë; 633 aksionarë zotërojnë në SHA sektori i Ndërtimit dhe 443 aksionarë sektorin e Bujqësisë.
Individët Aksionarë sipas Sektorëve ku operojnë SHA-të, Qershor 2014
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Trendi gjinor i pronësisë që kanë individët aksionarë në SHA-të që operojnë në vend është krejtësisht asimetrik në favor të aksionarëve meshkuj. Kështu shoqëritë aksionare që kanë edhe të paktën një aksionare grua janë vetëm 158 SHA në një total prej 847 SHA-sh që veprojnë në vend. Në këto 158 SHA janë shënuar 2 567 emra aksionaresh gra kundrejt 5252 emra aksionarësh meshkuj zotërues në 457 Shoqëri Aksionare. Raporti numër aksionarësh femra kundrejt totalit të numrit të aksionarëve individ është 30.3 %.

Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Por ky tregues gjinor është më inferiorë nëse do të llogarisim peshën e kapitalit të zotëruar nga aksionarë ferma kundrejt kapitalit të zotëruar nga aksionarë meshkuj. Femrat Aksionare zotërojnë vetëm 8% të vlerës së kapitalit të zotëruar nga aksionarë individ, ndërsa meshkujt zotërojnë 92 % të këtij totali.

Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Kështu, kapitali që zotërojnë aksionaret femra arrin në nivelin e 42 476 622 Euro duke përbërë rreth 7% të kapitalit të SHA-ve ku kanë aksione individë, ose vetëm 1.5% të kapitalit total të SHA-ve që operojnë në vend. 

Individët Aksionarë sipas Gjinisë, Qershor 2014


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

 

Kontribuoi: Artan Gjergji