Ndërsa në një hark më të gjatë kohor (1990-2014) numri i martesave ka pësuar një rënie prej 18%. Kështu nëse në vitin 1990 shënohen njëzetë e tetëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e dy martesa në vitin 2014 shënohen njëzetë e tremijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë.
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Në raport të zhdrejtë me martesat numri i divorceve ka pësuar rritje në këto 24 vite. Nga dymijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë divorce të shënuara në vitin 1990, në katër mijë e dyqind e dyzetë në vitin 2014.
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Dy indikatorë që tregojnë ndryshimin e sjelljes sociale në vendin tonë janë dhe koeficienti bruto i martesës si dhe koeficienti i divorcit. Koeficienti bruto i martesës është numri i martesave për 1.000 banorë, në një vit të dhënë, ndërsa koeficienti i divorcit është numri i divorceve për 100 martesa në një vit të dhënë.
Në vitin 1990, për njëmijë banorë realizoheshin 8.9 martesa, ndërsa në vitin 2014 ky indikator ishte 8.2. Ky koeficient përmban një marzh të lartë gabimi për shkak të metodologjisë përllogaritëse nga Instituti i Statistikave. Ndërsa numri i martesave merret nga Regjistri Kombëtar ku shënohen edhe martesa të shtetasve shqiptar jo rezident në vend, popullsia llogaritet sipas Censusit të fundit ku nuk shënohen emigrantët rezident në vende të huaja por ende me shtetësi shqiptare.
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Nga ana tjetër, koeficienti prej 17.8 divorce për njëqind martesa në vitin 2014 dëshmon për një etapë të re të modelit social të shoqërisë shqiptare. Në këtë vit për çdo njëqind martesa që realizohen tetëmbëdhjetë përfundojnë në divorce.
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Martesa dhe Divorce ne Republikën e Shqipërisë 1990 – 2014
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA