Open Data Albania ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e martesave dhe divorceve të shënuara në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile deri në vitin 2013. Në pesë vitet e fundit (2009-2013) numri i martesave ka ardhur duke u ulur për të shënuar në vitin e fundit një ngritje me vetëm 4% krahasuar me vitin pararendës.
Kështu nëse në vitin 1990 shënohen njëzetë e tetëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e dy martesa në vitin 2013 shënohen njëzetë e tremijë e tetëqind e njëzet. Pra, në harkun kohor të njëzetë e tre viteve numri i martesave ka pësuar një rënie prej 18%.
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Qarku me numrin më të lartë të martesave është ai i Tiranës në të cilin në vitin 2013 janë kurorëzuar në martesë 5,231 çifte. Ky qark përbën 22% të totalit të martesave të këtij viti. Qarqe të tjera që kanë pasur numër të madh martesash janë dhe Elbasani, Fieri e Durrësi me mbi dymijë martesa të regjistruara pranë Gjendjes Civile.
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Në raport të zhdrejtë me martesat numri i divorceve ka pësuar rritje në këto 23 vite. Nga dymijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë divorce të shënuara në vitin 1990, në tremijë e shtatëqind e dyzetë e shtatë në vitin 2013.
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Dy indikatorë që tregojnë ndryshimin e sjelljes sociale në vendin tonë janë dhe koeficienti bruto i martesës si dhe koeficienti i divorcit. Koeficienti bruto i martesës është numri i martesave për 1.000 banorë, në një vit të dhënë, ndërsa koeficienti i divorcit është numri i divorceve për 100 martesa në një vit të dhënë.
Në vitin 1990, për njëmijë banorë realizoheshin 8.9 martesa, ndërsa në vitin 2013 ky indikator ishte 8.2. Ky koeficient përmban një marzh të lartë gabimi për shkak të metodologjisë përllogaritëse nga Instituti I Statistikave. Ndërsa numri I martesave merret nga Regjistri Kombëtar ku shënohen edhe martesa të shtetasve shqiptar jo resident në vend, popullsia llogaritet sipas Censusit të fundit ku nuk shënohen emigrantët rezident në vende të huaja por ende me shtetësi shqiptare.
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Nga ana tjetër, koeficienti prej 15.7 divorce për njëqind martesa në vitin 2013 dëshmon për një etapë të re të modelit social të shoqërisë shqiptare. Në këtë vit për çdo njëqind martesa që realizohen gjashtëmbëdhjetë përfundojnë në divorce.
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Martesa dhe Divorce ne Republikën e Shqipërisë 1990 – 2013
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Kontribuoi: Griselda Rruci

Open Data Albania po hulumton mbi Stokun e Borxhit Publik për vitin 2025 dhe Koston e tij, duke përfshirë nivelin e borxhit dhe kostos për frymë. Të dhënat për këtë studim janë marrë nga Ministria e Financave, treguesit e Kuadrit Makroekonomik e Fiskal 2025-2027, të rishikuar në qershor të këtij…

Buxheti i shtetit është instrumenti kryesor financiar dhe politik i një qeverie, që përcakton mënyrën se si mblidhen dhe shpërndahen burimet publike për të përmbushur nevojat dhe prioritetet e vendit. Ai reflekton politikat fiskale, ekonomike dhe sociale, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve. Buxheti i shtetit…

Open Data Albania po hulumton mbi perfomacën financiare të bankave të nivelit të dytë për vitin 2023. Të dhënat janë marrë nga bilancet e audituara që subjektet financiare banka depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Aktualisht në Shqipëri operojnë 11 Banka të Nivelit të Dytë, prej të cilave 5…