Open Data Albania po hulumton lidhur me numrin dhe kategoritë e ankesave për diskriminim paraqitur pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi KMD. Në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikohet se askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore. Në vitin 2014 janë shqyrtuar 172 nga ankesat të paraqitura pranë KMD. Nga këto 86 ankesa janë paraqitur nga individë të gjinisë Mashkullore, 80 ankesa nga individë Femra dhe 6 nga Organizata.


Burimi: http://kmd.al/skedaret/1442237028-Raporti%20Vjetor%202014.pdf
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: http://kmd.al/skedaret/1442237028-Raporti%20Vjetor%202014.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Ndër shkaqet e pretenduara për diskriminim peshën më të madhe gjatë këtij viti e zë Diskriminimi për shkak të Racës, me përkatësisht 164 raste të shqyrtuar nga KMD. Shkaqe të tjera për të cilat individë të ndryshëm kanë pretenduar se ndihen të diskriminuar dhe që janë shqyrtuar: Diskriminim për shkak të Bindjeve Politike në 43 raste, Diskriminim prej Gjendjes Ekonomike në 20 raste, Diskriminim për Aftësi të Kufizuar në 19 raste, Diskriminim prej Gjendjes Shëndetësore në 17 raste etj.

Veç rasteve të shqyrtuara në vitin 2014 rezultojnë të filluara dhe pa zgjidhje 366 raste të paraqitura si ankesa për Diskriminim.


Burimi: Burimi: http://kmd.al/skedaret/1442237028-Raporti%20Vjetor%202014.pdf

Komentet dhe analiza: ODA

Numri ankesave te shqyrtuara paraqitur pranë KMD sipas llojit te ankuesit 2012-2014



Burimi: Burimi: http://kmd.al/skedaret/1442237028-Raporti%20Vjetor%202014.pdf 
Komentet dhe analiza: ODA

Në harkun kohor të këtyre tre viteve 2012-2014, Diskriminimi për shkak të Racës është arsyeja më e shpeshtë e ankesave të këtij lloji.


Burimi: Burimi: http://kmd.al/skedaret/1442237028-Raporti%20Vjetor%202014.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Një pjesë e rasteve që shqyrtohen nga KMD zgjidhen në forma të ndryshme. Në vitin 2014 nga 209 raste për të cilat është dhënë një zgjidhje, në 115 raste është konstatuar se nuk përbënin diskriminim, në 43 raste nuk janë pranuar ankesat, në 32 raste është konstatuar diskriminim, në 12 raste ankuesit janë tërhequr, 5 raste janë zgjidhur me ndërmjetësim, në 3 raste është marrë vendim për pushimin e çështjes, në 3 raste të tjera janë sanksionuar me gjobë subjektet që nuk kanë vënë në dispozicion të KMD informacionin e nevojshëm dhe në 1 rast janë dhënë rekomandime për përmirësimin e situatës.


Burimi: http://kmd.al/skedaret/1442237028-Raporti%20Vjetor%202014.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Zgjidhja e ankesave te trajtuara 2012-2014



Burimi: http://kmd.al/skedaret/1442237028-Raporti%20Vjetor%202014.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci